>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Kam Dëshirë Të Ndihmoj Ata Që Kanë Nevojë

10-05-2013
Aurela Gaçe ka shprehur vullnetin e saj të mirë për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Këtë këngëtarja e ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare ‘Facebook’, duke shprehur njëkohësisht edhe mosbesimin që ajo e ka në shoqatat të cilat merren me ndihmën e njerëzve në nevoja.

“Të kisha mundësinë t’i ndihmoja të gjithë. Por fatkeqësisht nuk e kam atë mundësi. Nenë Tereza jonë, sakrifikoi gjithë jetën e saj që t’u vinte në ndihmë atyre në nevojë. Sikur të gjithë ne të kishim pak fare nga shpirti dhe forca e saj. Dua të jem pjesë e ndonjë shoqate që ndihmon të vobektët, ose fëmijët jetimë, femrat e dhunuara. E mendoj shumë herë dhe tërhiqem në momentin që kam frikë se mund të të përdorin. Megjithatë edhe në këto shoqata ka njerëz të mirë e me shpirt”, ka shkruar këngëtarja.

“Dua ta vë zërin e imazhin tim në shërbim të një misioni. E kam menduar diçka,por ka shumë mundësi të jetë në mënyrë private. Tani që kam vetë fëmijën tim, mendoj shumë herë më shumë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, transmeton fjalët e Aurelës, Ana.
(Express)

Aurela Gace: Kam Dëshirë Të Ndihmoj Ata Që Kanë Nevojë