>
BIOSHQIP

Aurela Gace Nuk Pritet Si Duhet Në Prishtinë

24-07-2013
Një artist që njihet për një grup të dëgjuar muzikor në Prishtinë mes tjerash kishte shkruar kështu në rrjetin e tij social:"Përderisa Eventet-Koncertet e disa 90% të " Këngëtarëve" (Që këndojnë duke recituar, që bojnë skandale edhe gjithçka tjetër përvec muzikës) sallat janë krejt të mbushura , fatkeqësisht Eventi i një artisteje - Këngëtareje për mua të pakrahasushme në krejt trojet shqiptare , përcillet prej 200 vetave në sallën ku i nxen rreth 3000 veta . Eshtë për të të ardhur keq se qysh nuk vlerësohet një artiste kaq e madhe një këngëtare me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm për me kriju art".Por për cilën artiste e kishte fjalën? Pikërisht për këngëtaren Aurela Gace e cila në një nga diskot më të mëdha në Prishtinë e hapur këtë verë,pikërisht ku një javë më parë kishte bërë namin reperi amerikan Tugy, artistja shqiptare është pritur keq, madje vetëm 200 vetë kanë qenë në një sallë gjigande, megjithëse ajo ka bërë show si zakonisht. Ndryshe ka ndodhur një natë më vonë ku ka qenë i ftuar Flori dhe Andy DJ, sërisht klubi ka qenë super i mbushur
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Aurela Gace Nuk Pritet Si Duhet Në Prishtinë