>
BIOSHQIP

Aurela Gace Martohet Pas 2 Javësh Në Një Ceremoni Madhështore

07-09-2013
Edhe pse ishte betuar se nuk do bënte dasmë, veshja e fustanit të bardhë në pasarelën e “Geraldina Sposa” këtë verë, e bindi për të organizuar një ceremoni të vërtetë dasmë. Shfaqej pothuaj si nuse në klipin e saj të fundit “Dua”, ku në vargjet e këngës jo pa qëllim thotë: “Dua të më marrë për nuse!” Fjala është për menaxherin e saj Skerdi, me të cilin kanë një vajzë të quajtur Grace, që u erdhi në jetë si bekim për dashurinë e tyre. Këngëtarja, pasi ka mbyllur me sukses axhendën e koncerteve të zhurmshme për këtë verë, tashmë po merret me përgatitjet e fundit të dasmës, që do të organizohet këtë javë që vjen në “Crasy Calvin”, club-i ku ajo këndon. Jemi kureshtarë të shohim se si do të na shfaqet Aurela nuse, dhe nëse grimin do e bëjë vetë edhe këtë herë, pasi thuhet se prej vitesh nuk ia beson “make up-in” asnjë grimieri.
(Panorama Plus)

Aurela Gace Martohet Pas 2 Javësh Në Një Ceremoni Madhështore