>
BIOSHQIP

Aurela: Do Dashuroheni Me Mua

24-09-2013
Aurela Gaçe thotë se ajo do ta bëjë për vete të gjithë publikun, pasi është konfirmuar si pjesëtare e re e jurisë së spektaklit “The Voice of Albania”.
Këngëtarja shqiptare do të zëvendësojë të larguarën Miriam Çani në spektaklin e organizuar nga Top Channel, dhe do të dalë krahas anëtarëve të tjerë të jurisë, Elton Dedes, Alma Bektashit dhe Sidrit Bejlerit.



“Unë jap fjalën që do jem vetja ime se nuk bëj dot ndryshe. Ata njerëz që janë skeptike do t'i bëj të dashurohen me mua, ndërsa ata që s’më pëlqejnë, do t'i bëj të ngulen përpara televizorit”.

“Për sa i përket konkurrentëve do të mundohem të jem shoqe me ta, por do të kërkoj maksimumin pa u treguar e vrazhdë, pasi unë e di shumë mirë se çdo të thotë të kesh një ëndërr. Do të mirëkuptoj emocionet e skenës, pasi edhe unë sot pas kaq vitesh, vazhdoj të pushtohem nga emocionet thuajse çdo dalje përpara publikut”, ka thënë Aurela gjatë një interviste të publikuar në faqen zyrtare të Top Channel.
(Telegrafi)

Aurela: Do Dashuroheni Me Mua