>
BIOSHQIP

Aurela: Vetëm Zoti Mund Të Vendosë Mbi Fatet Tona

13-11-2013
Gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook” kur akrepat e orës kanë shënuar 00.00, Aurela ka shkruar disa rrjeshta duke thënë se kjo ditë është dita më e lumtur e jetës së saj, por në të njëtën kohë dhe më e zymtë pasi lajmi për sjelljen e armëve bërthamore në Shqipëri e ka trembur.



“Si sot , dy vjet me pare, u bera nena e nje vajze te vogel qe quhet Grace (Hiri i Perendise). Ajo sot i ben 2 vjece. Lumturia me e madhe,pasuria me e madhe qe kemi eshte ajo qe na lumturon te gjitheve ne familje. Perdite rritet e na tregon me vepra se ka filluar te kuptoje shume. Po tani qe kam Grace ne jeten time, jeta merr tjeter kuptim. Jam nene dhe dua femijes tim ti jap cdo gje te mire te mundeshme... edhe per familjen time dua me te miren. Por nuk di, me kete arsenal armesh kimike qe duan te shkaterrojne ketu, kam nje frike te tmerrshme se cdo gje ndryshon. Nuk di se me ke bie ndesh ky kundershtim, a bie ndesh me qeverine a me boten. Ne kete moment, une shoh femijen tim ne sy, dhe besoj se flala “mami” qe ajo belbezon me kujton se duhet ta mbroj engjelin tim.
Nga cdo kush e nga cdo gje e keqe. Vetem Zoti mund te vendose mbi fatet tona. E nese nje dite do te largohemi nha kjo jete, te largohemi sic Zoti ta vendose, nuk e pranoj e nuk e lejoj te me helmojne femijen e familjen.
Ju lutem, kushdo qe e ka ne dore kete, te mendohet mire perpara se te helmoje popullin. Mesa informohem, ne nuk I kemi kushtet e duhura qe ta bejme kete gje. A kane vete femije keto njerez qe shume shpejt do te vendosin per fatin tone nese do te helmohemi ose jo? A do te hane e do te pijne nga I njejti uje si ne? Atehere? Kemi vetem nje jete, dhe pervec forces madhore ZOT, nuk ka te drejte askush te na e marre.
STOP!"
(b.t/shqiptarja.com)

Aurela: Vetëm Zoti Mund Të Vendosë Mbi Fatet Tona