>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe, Policia Anulon Edhe Një Koncert Tjetër

16-08-2014
Zëri dhe muzika që ajo ka sjellë në dy dekada e gjysmë në Shqipëri i kanë rezistuar çdo moment tregut muzikor. Edhe pse për pak kohë larg Shqipërisë ajo e testoi më së miri publikun shqiptar, duke i qëndruar besnike më muzikën e vërtetë që ajo sjellë. Ja pra, dhe publiku shqiptar di ti seleksionojë artistët e vërtetë nga pseudoartistët, ku një nga të paktët artiste të vërtetë është këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe. Irritimi i saj për turin e koncerteve nga Vlora në Durrës janë me vend, jo për faktin se asaj i mungon zëri, por publiku që aq shumë e do! Kështu që, pas Vlorës, radhën e ka pasur qyteti i Durrësit! Anullohet koncerti i dytë i këngëtares së njohur Aurela Gaçes. Është ndoshta kjo një mënyrë për të pushtuar zërin e bukur të Aurela Gaçes? Jam e sigurt që jo! Atë e adhuron publiku, ajo ka armën më të fortë, ndryshe nga pseudokëngëtarët e tregut muzikor. Ja çfarë shkruan Aurela përmes rrjetit social “facebook”: “Në orën 10 hapeshin dyert, por përsëri u anullua edhe ky koncert i shumë pritur edhe në Durrës ‘Marquezz Club’ (Currilat). Emmm nuk kam më ç'të them.... Të paktën këtë herë, clubi mori njoftim më parë se orari i fundit për tinguj muzikor ishte 11.30. Të paktën këtëherë clubi mori masat të mos lejojë hyrjen brenda të publikut e të paguante biletë e të mos përsëritej historia. Kanë ngelur edhe vetëm pak ditë për mbylljen e këtij sezoni veror.... Sikur ta dinim më parë, nuk do të bënim asnjë hap për realizimin e këtyre koncerteve që duan shumë mund nga të dyja stafet. Falenderoj shumë publikun e Durrësit...nuk kam fjalë, nuk di më as si të ngushëlloj vehten”, përfundon Aurela.
(i.n/shqiptarja)

Aurela Gaçe, Policia Anulon Edhe Një Koncert Tjetër