>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe Kthehet Mbrapa Në Kohë!

07-10-2014
Këngëtarja Aurela Gaçe siç duket po mendon për vitet e rinisë.
Gaçe ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet së bashku me këngëtaren dhe miken saj Rudina Delia të realizuar 14 vite më herët.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie Aurela ka shkruar, “Me Rudina Delia . Njera foto 14 vjet me pare ( mbas koncertit tim recital ) ...dhe tjetra foto pak muaj me pare ne mbylljen e sezonit dimeror ne Crazy Calvin. Rudi , e njejta buzeqeshje :)))))”, transmeton Indeksonline.

Po ti hysh në analizë kësaj foto shohim disa ndryshime esenciale që këngëtaret kanë përjetuar për një periudhë 14 vjeçare.

P.sh në foton e parë Aurela ka flokët e bardha të lëshuara ndërsa Rudina të lidhura, pas 14 viteve shihet e kundërta Rudina me flokë të lëshuara ndërsa Aurela me të lidhura.

Sigurisht edhe në fizik kanë ndryshuar pasi që atë kohë të dy këngëtaret po duken më të plota, gjithsesi siç ka shkruar edhe Gaçe, buzëqeshja është e njëjtë si atëherë si tani.
(Indeksonline)

Aurela Gaçe Kthehet Mbrapa Në Kohë!