>
BIOSHQIP

Aurela: “Kur Të Rritem, Dua Të Bëhem Si Sabri Fejzullahu“

28-10-2014
Të shikosh këtë titull, menjëherë na shkon mendja tek ambicia e një fëmije apo dëshira e nipërve për ti ngjarë gjyshit. Por në fakt jo! Kjo deklaratë vjen nga një këngëtare 40 vjeçare dhe me një karrierë mjaft të gjatë në skenë. Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur për publikun duket të jetë tejet e entuziazmuar teksa ka takuar këngëtarin Sabri Fejzullahu në Tv Klan. Nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetin e saj Instagra, ajo kishte shkruar: "Kur të rritem, dua të bëhem si Sabri Fejzullahu". Ky shkrim është komentuar mjaft shumë nga fansat të cilët e kanë uruar Aurelën për deklaratën e saj, paksa të çuditshme!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Aurela: “Kur Të Rritem, Dua Të Bëhem Si Sabri Fejzullahu“