>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe Uron Aktorin Agron Llakaj

04-11-2014
Këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar se sa krenare është ndjerë me aktorin komedia Agron Llakaj. Me anë të një statusi ajo nuk ka kursyer ti thurë lëvdata mikut të saj që ishte i ftuar në një emision grek. "Si the, si the? Nami? Eeee o Agron Llakaj, po lëre, e di unë çfarë kam pregatitur gjithë këto vite, i ke marrë të gjitha ato që të kam mësuar edhe shiko ku arrite. Ky miku im i shtrenjtë dhe mik i ekranit e i zemrave tuaja, ka qënë i ftuar pak ditë më parë në Ta Kardashians në Ant 1 Greece (pra televizioni Grek). Pra Goni ynë theu tabunë. Ai vetë as më tha që do të ikte, e as që erdhi. Une e marr vesh e fundit. Por ashtu si e mora vesh unë, kishte lënë nam, nam, nam. Ata Greket donin s'donin, qeshën e duartrokitën për AGRON LLAKAJ ....Sepse forca e artit i thyen muret. Goni, se kështu të drejtohem unë, je gjenial. Të kesh çdo javë një super ngarkesë, të mbash peshën e madhe e të rëndë që me humor të thuash të vërteta therëse, do të thotë të japësh kaq shumë nga vetja jote, nga jeta jote, kohë larg famijes në prova të lodhshme ....por ti nuk ndalesh. Sepse e doje aktorin....e ënderrove dhe e bëre realitet. Shkëlqe me humor e me të vërteta miku im”, ka shkruar Aurela Gaçe në rrjetin social Facebook.
(Indeksonline)

Aurela Gaçe Uron Aktorin Agron Llakaj