Azem Shkreli Poezi
Azem Shkreli

Tema: Poezi Për Mërgimin


Nata E Mërgimtarëve

Natë njëqindvjeçe, hape librin tënd, shkruaj
Nga fundi i botës po të vijnë nipa plisbardhësh
Evropës t'i sjellin erë dheu, erë toke të jugut
Ujërat sonte do të flenë, ato s'do të flenë
Kokë më kokë për bukë e për luftë e për Londër
Zotër të mirë të mërgimit, mbushni shtambat
Pini verë të moçme ilire, pini e thuani Zonjë*
e qytetëruar, rrudhe kindin, bëj vend robit
të lirisë sate të madhërueshme, jepi pak nga
bukuria jote, lëre të të prekë me pendël të
shpendit të vet, me futë të saj të ta shkruajë
Evropën, Anadollin, Amerikën, natë njëqindvjeçare
Shkruaj, Mërgim Bardha, Mërgim Curri, Mërgim
Kelmendi, Mërgim Mërgimi, po të vijnë pa plisa
të bardhë, do të kthehen me koka të bardha.

Nga vëllimi "Lirikë me shi", 1994
*poezia është në varg të thyer!

- Poezi nga Azem Shkreli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0