>
BIOSHQIP

Interviste Me Azra Ibrahimi

15-01-2011
Keni bërë këngë për të cilat njohësit e muzikës kanë dhënë vlerësime shumë positive, por jeni shumë pak e popullarizuar. Pse nuk ju shohim nëpër gazeta apo TV? Nuk tregojnë interes mediat apo ju nuk imponoheni për shkak të angazhimeve tjera? AZRA: Së pari, falemnderit për interesin të më bëni intervistën. Shumë më gëzon fakti se njerëzve u pëlqejnë këngët e mija. Shumë shpesh edhe ata vetë ma parashtrojnë pytjen pse nuk jam më aktive në skenë. E vetmja arsye pse nuk jam nëpër mediat është thjeshtë përshkak të angazhimeve me punën dhe studimet. Por, ajo do të ndryshojë së shpejti (qesh). Nuk keni bërë asnjë klip, mbase dhe ky mund të jetë shkaku që nuk jeni shumë e popullarizuar!? AZRA: E vërtetë. Unë në botën muzikore hyra e papërgatitur. Fatkeqësisht, nuk i kushtova rëndësi të duhur, e as respekt. Tendenca ime ishte të paraqitem nëpër festivale, më tepër si ushqim shpirtëror, jo për popullaritet.Video klipet nuk ishin në plan, madje edhe kontratat që mi ofruan, të gjitha i refuzova.Natyrisht, fatkeqësisht. Si mendoni ti imponoheni publikut shqiptarë? AZRA: Thjeshtë e kuptova se muzika është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Dua të kthehem në skenë. Këndova në Kënga Magjike 2010, Tingujt e Çarshisë së Vjetër, pastaj për Ditën e Flamurit në Sheshin e Skënderbeut dhe Polifest 2009.Tani, jam në bisedime me sponzorët e mundshëm, të bëj klip për këngën ‘Me Vete'. Sidoqoftë, nëse potencialisht më ofrohet ndonjë kontratë, do ta shqyrtoj me vëmendje para se të marr ndonjë vendim. Sa janë të rëndësishëm sipas jush klipe dhe bukuria(zhveshja) për të pasur sukses në estradë? AZRA: Estrada është show business. Interpretuesit fitojnë fansa ashtu që njerëzve ua japin atë që ata dojnë ta shofin. Sepse, fakt është se sot muzika më tepër shikohet se sa dëgjohet (qesh). Varet vetëm deri ku janë këto interpretues gati të shkojnë. Personalisht, mendoj se zhveshja nuk është bukuri.Por, fatkeqësisht, në përgjithësi, funksionon tek publiku.Sa u takon video klipeve, janë të domosdoshëm. A pritet dicka e re nga Azra (këngë apo klip)? AZRA: Shpresoj se këto bisedime me sponzorët do të përfundojnë me sukses. Nuk është punë e lehtë.Sa është në fuqinë time, do të mundohem ta realizoj këtë. A keni pasur ofertë për të bashkunim me ndonjë këngëtar/e të njohur? AZRA: Po. Me Jehona Sopi duheshte të bashkëpunojmë , por nuk u koordinuam me kohën.Tani më është ofruar një bashkëpunim për të cilin nuk dua të flas para kohe. Do të jetë lajm i mirë nëse realizohet. Me kë punoni? Kush e bën muzikën dhe tekstet e këngëve tuaja? AZRA: Këngët ‘Pse ashtu më shikon' dhe ‘Merri Ëndrrat' janë të Artan Kastratit. Kënga ‘Pse' u inçizua te Eroll Jakupi. Me këtë kengë u prezentova ne Polifest 2009. Ndërsa, kënga ‘Me Vete' është e Darko Dimitrovit. Tekstet i bën Alisan Ibraimi, Amra Jakupi, Besa Kadriu dhe unë. Keni pas nje paraqitje ne TV Klan ne Shqipëri. Prej nga ky interes per ju i mediave te Tiranes, ndërkohë që në Shkup nuk ju shohim fare? AZRA: (qesh)…Në Tiranë, këtë pyetje ma parashtronin kolegët e estradës tërë kohën. Angazhimet e shumta që i kam më bëjnë pasive në botën muzikore.Prandaj, nuk më ngel kohë të bëj publikim. Është shumë e rëndësishme për mua t'i prezentohem publikut tim këtu së pari, me gjithë respekt.Nëse më ofrohet pjesëmarrje në ndonjë emision lokal ose shtetëror, padyshim do ta pranoj.Tash më, shpresoj se do të jetë ndryshe. Si u prit paraqitja juaj në TV Klan ? AZRA: T'ua them të vërtetën, më mirë se sa pritja.Isha në e Diela Shqiptare për ta prezentuar këngën ‘Me Vete'. Shikuesit e kishin votuar me komente shumë positive. Kisha nderin ta hapi Këngën Magjike 2010. Kam shumë pështypje të mirë për TV Klanin, Këngën Magjike dhe të gjithë stafin, kolegët, të gjithë shqiptarët. Ishte përvojë dhe kujtim i paharrueshëm. U thash se prap do të shkoj( qesh). Këndoni nëpër lokale të natës? AZRA: Kisha oferta të tilla, por nuk i pranova.Tani për tani, ky është hap shumë i madh për mua. Jeni e angazhuar si asistente në UEJL në Tetovë. A është e vështirë të bëhen dy punë jo të lehta paralelisht ? AZRA: Jo, punoj në Univerzitetin e Europës Jug-Lindore në Shkup dhe Tetovë. Pasi u paraqita në Nota Fest 2003 dhe 2004, duheshte patjetër të orientohem në muzikë ose në akademi.Tentova, por nuk shkonin të dyja bashkë.Tani, do të më duhet shumë energji për t'i koordinuar këto dyja.Por, këtë herë, sepse ka dëshirë , shpresoj se do të ketë edhe sukses.


Interviste Me Azra Ibrahimi