>
BIOSHQIP

Projektet E Babastars Për Vitin 2014

21-12-2013
Hip hop ‘labeli’ Babastars pas një viti shumë të suksesshëm me disa hite të mëdha, tashmë ka hartuar planin për vitin e ardhshëm. Telegrafi mëson se hip hop ‘labeli’ me në krye Getoar Selimin tashmë kanë finalizuar disa prej projekteve që pritet të lansohen në pranverën e vitit të ardhshëm. Videoklipi i këngës “Boussa” tashmë është përfunduar, teksa janë duke u punuar edhe disa këngë të reperëve në tërësi si Babastars. Kjo do të kulmojë me një album të përbashkët, i cili do të përmbajë hitet më të mëdha të reperëve të ‘labelit’, duke përfshirë edhe Tunën. Albumi do të vetë-titullohet në bazë të emrit të ‘labelit’, “Babastars”. Nga ‘labeli’ Babastars së fundmi ishte Skivi ai që publikoi projektin e ri në bashkëpunim me Adrian Gaxhën dhe Florianin, “Welcome to Prishtina”.
(Telegrafi)

Projektet E Babastars Për Vitin 2014