TEKSTESHQIP

Bajrush Doda, Hajdar Doda & Kadri Moni
Moj Kosov Moj Bukuroshe
Lyrics

Oj Kosovë-o, moj bukuroshe
Rreth e m‘rreth-o, qosh e m‘qoshe,
Me shum t‘mira, moj qe mi ki
Moj Kosovë-o, e lumja ti.

O nja ma t‘miren, ma ki si ari
N‘ty ka rrnue, gjithmonë shqiptari
Brez pas brezi, djal pas djali
Djal pas djali, korë pas kore
Kurrë Kosovë-o, stkan l’shu prej dore.

O shum i rrite, o veteranët
Shum per ty o kanë dekë azganët,
Neper vujtje e mjerime
Neper burgje plot trishtime
N‘mal e bjeshkë me kamë të ngrime
Tuj majt shpirtin me he prej barit
Mos me humbe emrin e t‘parit
Mek thanë veti, ore zog shqiptari!

Te pa shkrim dhe t‘pa shkollë
Po shqiptarët k‘ta mendjehollë
Te pa pasun e të vobektë
Desh e dathë o s‘kishin dert,
Të kanë dashtë, Kosovë me zemër,
S‘kanë duru të rrinë në themër
N‘ball t‘anmikut, gjithmone n‘kamë
Tuj thanë veti, more që ku jam.

O sot kangtari, o me çifteli
Po kendon, me krenari,
Përmënde trimat ni nga ni
Ni nga ni po shkoj tuj njehë,
Që dhane jetën per atdhe
Kosovarët, trimat si rr‘fe

O nëpër mend po vjen i pari
Haxhi Zeka, trim shqiptari,
Haxhi Zeka, ni burrë pejan
S‘ka kursye, mallin as gjanë
Per liri të trollit t‘vet
S‘u pajtu me kral as mbret
Deri n‘vdekje ka ba gajret.

O për këtë kangë, kush vjen i dyti
Bajram Curri, ai zog petriti
Lum malsia që e rriti
Për Kosovë, e per shqiptarë
Vdiq e shkoj me faqe t‘bardhe.

O kësi azgana, kemi apet
Azem Bejta, ai trim me fletë,
Fill mbas tij, vjen shota vet
Prej Azemit, kurr s‘u nda,
N‘nji anë grue, n‘tjetren vlla
Bashk në lufte krah per krah
N‘veshë t‘burrave kombtare
Vdiq e shkoj me faqe t‘bardhe

O kur iu vra, Shotës Azemi
Në Kosov kësaj ju prish vendi
I mur thmine t‘shokëve jetima
Dhe ia mësyni, kah Shqipnia
Po prej Zogut iu vu kama
Dhe jetimave, ju vdiq nana
Sot n‘mes Kukësi edhe Kruje
Permendorja, e kësaj grueje
Heroina, haj mor kosovare
Me pushkë n‘dore, kapuç te bardhe.

O ndër k‘ta burra, ndër kta trima
U dalue, Hasan Prishtina
E pavdekshme, vepra e tine,
Puna e tij u ba rrufe
Shoqi i ti o zor me le
Për Kosovë e për atdhe.

O per k‘si trima, dert mos kini
Lavdi pastë, Isa Boletini
Kurr s‘bane nana kësi trimi
E mbas tij vjen sikur veri
Për Kosovë, Idriz Seferi.

Or Ju trima, që t‘vdekur jini
Fleni t‘qetë e dert mos kini
Se s‘ju shkoj, ju mundi kot
Se Kosova, s’asht pa zot
Prap ni lule të mirë e bini
Lule t’bukur drandafili
Sot n’Kosovë asht Fadili
I ka qit punët per filli-
O, na Fadilin e nderojmë
E mbas tina t’gjithë po shkojmë!
Djal mbas djali e korë mbas kore
Pa u faru s’t’lshojmë prej dore.

DËRGOI: