>
BIOSHQIP

Barbana, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...

27-08-2013
Barbana Dini rrëfehet ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na rrëfen për planet e saj të ardhshme si dhe jetën e saj private. Barbana për momentin është në përgatije të një projekti të ri muzikor të cilin thotë se do ta lançojë shumë shpejt në treg. Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim intervistën me Barbanën.

Teksteshqip: Barbana, na trego pak si ishte për ty kjo verë, me pushime, me koncerte dhe me gjithçka?

Barbana: Vera është sezoni i angazhieve më të medha për të gjithë këngëtarët, jam munduar që të gjej kohë për të gjitha, pushimet do i bëj tani në shtator me familjen time në Greqi ku do pushoj disa ditë.

Teksteshqip: Sa ishe e angazhuar gjate kesaj vere neper koncerte?

barbana: Kam qenë shumë e angazhuar, si këngëtare që jam (qesh)



Teksteshqip: Kur do të kemi një projekt të ri muzikor nga Barbana?

Barbana: Këtë periudhë po punoj në studio për projektin e ri që besoj do jetë së shpejti në treg.

Teksteshqip: Ka menduar Barbana të realizojë edhe ndonjë album?

Barbana: Albumi nuk bën pjesë në planet e mia për momentin, ndoshta në të ardhmen...

Teksteshqip: Ju njiheni edhe si këngëtare që paraqitet mjaft shumë nëpër festivale, a do të jeni sërish prezente këtë vit?

Barbana: Në qoftë se do gjej materialin e duhur muzikor për të marrë pjesë në një festival do jem e pranishme, në të kundërt jo!



Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë thotë Barbana. Vazhdon të mbetesh "single"?

Barbana: Po, jam single dhe shumë e lumtur.

Teksteshqip: Ju jetoni në Tiranë. Me çfarë merreni tjetër përveq muzikës?

Barbana: Për momentin i jam dedikuar muzikës 100%.



Teksteshqip: Barbana ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Barbana: Faleminderit juve,i përshëndes të gjithë dhe i falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme!
(Teksteshqip)

Barbana, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...