A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Merr Fund Fejesa 3-Vjeçare E Barbanës


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3
[22-03-2014]
Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, tashmë është single. Ajo është ndarë nga i fejuari i saj, Gersi Luari. Ata kanë qenë së bashku për disa vite, por siç duket lidhja nuk kishte funksionuar si duhet e secili ka vendosur të shikojë punën e tij. Ka vetëm pak javë që këngëtarja e ka deklaruar veten si beqare.



E pyetur në një intervistë të fundit mbi jetën private dhe nëse një ditë do bëhet nuse, ajo deklaron: ”Jam single, në të ardhmen mbase, është shumë herët për të folur për këtë çështje”, ndërsa në një intervistë për gazetën “Panorama” vite më parë mbi dashurinë e saj, Barbana kishte deklaruar: ”Gersi studion Juridik dhe gjithashtu ndjek Akademinë e Policisë, është milanist i ‘çmendur’, saqë më sakrifikon edhe mua për një ndeshje të Milanit (pasi ka qenë futbollist më herët). Ai ështe 27 vjeç dhe vdes për mua (qesh),  më thërret ‘Shtet’”, kishte theksuar këngëtarja Dini, e cila tashmë vazhdon të kujdeset për karrierën e saj muzikore.



Tashmë, krahas imazhit që ajo ka krijuar si këngëtare, Barbana mund të identifikohet edhe si motra e Ergi Dinit, djalit të talentuar që fitoi sfidën e fortë të “X factor”.
 (Panorama Plus)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019