>
BIOSHQIP

(1955-2024)

Biografia
Dr. BARDHYL MALIQI, u lind më 19 korrik 1955 në Konispol të Çamërisë. Punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh. Ka kryer fakultetin gjuhë – letërsi (studi-me të thelluara në psikologji – pedagogji), master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit. Ka shkruar 19 libra, prej të cilave janë botuar: “Shije të rrezikuara” (ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedhave të komunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentë), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip - anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) në anglisht, italisht, kroatisht, rumanisht, greqisht etj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdhenia dhe vlerësimi etik”, (studim), “Tej portave të jetës” (novelë) etj. veprat e tij të fundit janë 2 libra me letërsi kritike për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, "Shprehësi imagjinare"-kushtuar letërsisë së tij për fëmijë, "Vrasja e heshtjes", kushtuar letërsisë së tij për të rritur si prozator dhe dramaturg, poema "Presheva - nuse përdëllimi" dhe botimi poetik me një bashkë autore rumune "Mangalli i yjeve" Bardhyli ka fituar mbi 20 çmime rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat letrare dhe konkurse artistike, ndër të cilat veçojmë:
- Libreti më i mirë i vlerësuar me kupën e teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) me dramën “U largua deti” më 2004 zhvilluar në Pogradec,
* Çmimi “Butrinti” në konkursin ndërkombëtar (ballkanik) të qershorit 2007 zhvilluar në Sarandë,
* Çmimi special ndërkombëtar (për poemat “Perandoria e zogjve dhe Ankthi i statujave” Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytë të Uneskos për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Çmimi special ndërkombëtar për “Etika e poetit dhe ndikimin e saj në shkolla”- marrë në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Letër mirënjohje dhe vlerësimi drejtuar autorit, Ministrisë së Kulturës, Shtëpisë Botuese “Toena” dhe revistës “Mësuesi” për përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në Kongresin e Dytë të Uneskos, tetor 2011,
* Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës me ciklin poetik “Kur ndriçojnë pikëllimet” (Literary Award for the poetry cycles “When sorrows glow”),
* Çmim Special për poemën “Akuarel për Zagrebin” dhënë nga Panteoni Paneuropian i Kulturës Kroate dhe Shoqata e Artistëve shqiptarë “DEA” të Kroacisë,
* Çmim I për ciklin poetik të botuar në revistën boshnjake “Rjeç” si autori më i mirë i huaj për vitin 2016,
* Çertifikatë vlerësimi Nga Akademia Alternative Pegasiane si “Poeti i Vitit 2016” për qarkun Sarandë – Delvinë.
* Diploma e Çmimit I për poemën “Jam shkrirë në qenien tënde” në konkursin vjetor të “Unionit Art pa kufij”, pjesë e Euroartit, Durrës 2018,
* Çertifikatë vlerësimi për Veprën Jetësore “Rrapi” nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë - Shkup për vitin 2018,
* Mirënjohje e veçantë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, “Shkrimtarit Bardhyl Maliqi për arritje në fushën e letërsisë”, Preshevë, tetor 2019, Çmimi "Naim Frashëri" në Festivalin poetike Ditët e Naimit në Tetovë, tetor 2020 etj.etj.
Si drejtues mësimor i rretheve letrare ka fituar 29 çmime rajonale dhe kombëtare të nxënësve dhe studenttëve të tij.
Ka qenë Trajner për efekt Atestimit për mësuesit 1984-2006,
Ka botuar 879 artikuj, mbi 300 e tyre të botuar në shtypin letrar e pedagogjik: Drita, Nentori, Mesuesi, Revista pedagogjike, Aks, Ndryshe, Nacional, Fjala e lire, Galaktika Atonis, Zemra shqiptare, Illyria (në ShBA) etj.
Ka kryer 163 redaktimet librash nga autorë të ndryshëm në poezi e prozë etj.

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.