Anëtari i The Bloody Alboz, Barooti ka lansuar një këngë që është dedikim për fansat që ishin në koncert të TBA që u mbajt në Prishtinë me 15 korrik.
Kënga e cila quhet "15 korrik" përfshin emocione të vet këngëtarit që mori pjesë në koncert përderisa është edhe paralajmërim për grupet e tjera për suksesin që shënoi ky grup në Kosovë.
Madje, sipas Barootit rrugët e Prishtinës në koncertin e TBA ishin më shumë të mbushura me njerëz se rrugët e Tiranës kur atë e vizitoj ish presidenti i SHBA-ve, George Bush.
Stadiumi i Prishtinës, me 15 korrik kur edhe u mbajt koncerti i UniKKatil dhe TBA, i ngjasonte asaj kohe kur Prishtina ishte në ligën elitare të ekipeve Jugosllave dhe në çdo vikend nuk kishte bileta për të parë Prishtinën duke luajtur futboll.
Pa dyshim se koncerti i UniKKatil ishte më i madhi në Prishtinë pas vitit 1999 e këndej.
Përndryshe, Barooti është njëri prej reperëve të TBA që karrierë e bën në Prishtinë, në Kodrën Trimave dhe jo sikurse anëtarët tjerë të TBA që kryesisht këndojnë në perëndim.