Tema: Poezi Për Atdheun

Jemi Një

Jemi një.

Jemi degët e një trungu
Thellë ngulitur n'truallin tonë
Nuk ka zjarr e as furtun
Nga ky dhe që na largon

Kemi një gjak e një atdhe
Kemi një gjuhë e një flamur
Burojmë nga gurra e njëjtë
Njëri-tjetrin se harrojmë kurrë

Me gjëmba nuk ndahen zemrat
S'ka kufi që na largon
Njëqindë vjet të ndarë jetuam
Por vëllai vëllan nuk e harron

Rrënjët tona të përbashkëta
Asnjëherë nuk do të thahen
Ne sëbashku jemi një
Edhe nëse degët ndahen

Gjaku që na rrejdh në trup
Është i njëjti tek të gjithë
Kuq e Zi e kem flamurin
Jemi shqiptar me far e fis

Bërthama nuk mund të ndahet
Pjesë të reja për të nxjerrë
Nga mollët mbijnë mollë
Asgjë tjetër nuk mund të del

Nga Uliqini në Kumanovë
Nga Presheva në Çamëri
Kudo ku flitet gjuha shqipe
E ka emrin Shqipëri.

3. XI .2012

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  30