>
LETERSISHQIP

Kontrast

Libra me bollëk, por të ditur pak,
Dhe injorancë të thellë.
Shtëpi të mëdha, të bukura dhe luksoze,
Por familje të shkapërderdhura.
Rroba të llojllojshme, dhe modele të bukura,
Por vajza të zhveshura në rrugë.
Politikuaj të korruptuar,
Por të njëjtit na sundojnë.
Shumë reklama për paqen në botë,
Por luftëra ka pa fund.
Diku sofrat janë të stërmbushura,
Diku fëmijët vdesin nga uria.
Shumë mjete komunikimi,
Por i kemi ndërpre lidhjet farefisnore.
Shumë fjalë për dashurin,
Por tradhëtia na ka kapluar.
Të gjithë e duan Xhenetin,
Por për të pak punojmë.
7. II .2015