>
LETERSISHQIP

Sot

Edhe sot u zgjova me mendimin për ty
Me mendimin që kisha rën mbrëm
Edhe ëndrra i shihja me ty
Asnjë çast nuk shkëputesh nga mendja ime.
Mendja edhe mund të të harroj disa çaste, por zemra rrah nën tingujt e emrit tënd.

Sot shkova në vendin tonë, aty ku e pinim kafën çdo mëngjes.

Ti nuk erdhe

Kafja kishte shije tjetër, shije të hidhur, edhe pse i hudha sheqer më shumë se zakonisht.

Pa ty edhe mjalta nuk është e ëmbël.

Sa të huaj u bën, ne që edhe gotën e ujit e pinim bashkë.

Shumë premtuam e asgjë nuk bëm.
Premtuam që edhe varrin do ta ndanim, por nuk e ndam as shtratin.
Sa ironike?!

Më mungon
Nuk gjej më fjalë për ta thënë