>
LETERSISHQIP

Mollë E Ndaluar

Fundin se deshtëm, por fundi erdhi
Furtun e stuhi nuk përballuam
Nëse rrugët na u ndanë, zemrat ende kujtime mbajnë
Largësia nuk shuan dashuri, por dashuria humbë në largësi
Secila fjalë ende më kujtohet, madje edhe puthja  në ball ende me shijon
Zjarri ende nuk u shua, edhe pse tash mua nuk me takon
Vonë është për gjithçka, por jo gjithçka është vonuar
Edhe pse jemi shumë larg, ende nuk jemi harruar
Mollë e ndaluar je për mua, sikurse unë për ty
Edhe pse nuk të shoh, ende të kam ty në sy
Ende të dua edhe pse vonë
Ende të dua edhe pse ti më harron
Ende të dua edhe pse nuk më kujton
Ende të dua dhe nuk më mjafton.