Bes Kallaku është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Më shumë se me emrin e vërtetë e njohin si Gjini i “Portokallisë”. Besart Kallaku, sot është ndër aktorët më të dashur të “Portokallisë” dhe jo vetëm për stafin, i cili duket se nuk bën dot pa të, por edhe për gjithë audiencën që e ndjek këtë show. Mjaft popullor për personazhet dhe batutat që përdor, ai ka krijuar një profil interesant, për të cilin publiku e duartroket, por edhe kritika e vlerëson. Nëse keni qeshur dhe jeni argëtuar me personazhet që interpreton, ky ka qenë edhe objektivi i tij, sepse siç shprehet edhe ai vetë, “ka lindur për të dhuruar buzëqeshje, kudo dhe kujtdo”. Përveç roleve të humorit Besarti ka interpretuar edhe në dy filma artistik shqiptarë, “Koha e kometës” dhe “Alive”. Jo pak për një karrierë të re, siç është kjo e aktorit Kallaku. Ne vitin 2017, Besarti u martua me kengetaren e njohur Xensila Myrtezaj dhe kalon nga Top Channel ne Klan TV.
Më datë 16 Janar 2011, Bes Kallaku publikon videoklipin "Katunari Gangsta". Muzika e këngës u punua nga Stine, teksti u shkrua nga vetë Bes Kallaku.
Në Maj 2012, Bes Kallaku merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Regga Katunari".
Më datë 26 Korrik 2012, Bes Kallaku publikon videoklipin "Eminem I Katunareve".
Në Maj 2013, Bes Kallaku merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Qejfi".
Më datë 18 Qershor 2013, Bes Kallaku & Rati publikojnë videoklipin "Loku Ke Blloku".
Më datë 5 Maj 2014, Bes Kallaku & Rati publikojnë videoklipin "Jeta E Funit".
Më datë 9 Tetor 2014, Bes Kallaku publikon videoklipin "Skifterat", në bashkëpunim me Rati. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.
Më datë 8 Maj 2015, Bes Kallaku, Rati & Big Mama publikojnë videoklipin "Me Temina". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Jani Duri.
Më datë 6 Korrik 2015, Bes Kallaku publikon videoklipin "Skifterat 2", në bashkëpunim me Rati.
Më datë 12 Shkurt 2016, Bes Kallaku & Rati publikojnë videoklipin "S3 Amsterdam". Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja.
Më datë 5 Gusht 2016, Bes Kallaku publikon videoklipin "Si Mjalti", në bashkëpunim me Leonard. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja.
Më datë 8 Gusht 2016, Bes Kallaku & Muharrem Ahmeti publikojnë videoklipin "Unaza". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.
Më datë 29 Janar 2017, Bes Kallaku & Ylli Baka publikojnë videoklipin "Gezuar Baftjar". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Bes Kallaku.
Më datë 13 Maj 2017, Bes Kallaku & Olsi publikojnë videoklipin "N'dashni". Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja.
Më datë 16 Shtator 2017, Bes Kallaku publikon videoklipin "Skifterja Zemres", në bashkëpunim me Klajdi Haruni. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, Bruno, teksti u shkrua nga vetë Bes Kallaku.
Më datë 13 Shkurt 2018, Bes Kallaku & Yll Baka publikojnë videoklipin "Cohu Kerceni". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Bes Kallaku, Olsi Bylyku.
Më datë 15 Qershor 2018, Bes Kallaku & Ermal Fejzullahu publikojnë videoklipin "Daja". Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, teksti u shkrua nga Bes Kallaku, Edlir Begolli.
Më datë 16 Korrik 2018, Irkenc Hyka & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "Makarena". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Petro Xhori, Bes Kallaku.
Më datë 21 Korrik 2018, Gent Fatali publikon videoklipin "Na Vjen Dita (Bella Ciao)", në bashkëpunim me Bes Kallaku. Muzika e këngës u punua nga Mixey, teksti u shkrua nga Gent Fatali, Bes Kallaku, Mixey, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.
Më datë 2 Nëntor 2018, Dani & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "O Bir". Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.
Më datë 19 Nëntor 2018, Bes Kallaku & Kolë Oroshi publikojnë videoklipin "Duku Duku". Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga Bes Kallaku, Endrit Mumajesi.
Më datë 12 Korrik 2019, Fatima Ymeri publikon videoklipin "Si Rrush", në bashkëpunim me Bes Kallakun. Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Edlir Begolli & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.
Më datë 2 Nëntor 2019, Bes Kallaku publikon videoklipin "Ça M'ke Bo", në bashkëpunim me Imbro Manaj. Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Edlir Begolli & Bes Kallaku.
Më datë 8 Mars 2020, Bleona publikon videoklipin "Haters", në bashkëpunim me Bes Kallakun.
Më datë 2 Korrik 2020, Bes Kallaku publikon videoklipin "KTG". Muzika e këngës u punua nga Mixey & Apollo, ndërsa teksti u shkrua nga Bes Kallaku. Produksioni audio u realizua nga Mixey.
Më datë 16 Korrik 2020, Bes Kallaku publikon videoklipin "Ciao, Po Të Lë", në bashkëpunim me Anila Mimanin. Orkestrimi i këngës u punua nga Marenglen Boja.
Më datë 10 Tetor 2020, Bes Kallaku publikon videoklipin "Lele". Teksti i këngës u shkrua nga Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.
Më datë 26 Shkurt 2021, Bes Kallaku & Andi Shkoza publikojnë videoklipin "Rudina". Teksti i këngës u shkrua nga Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.
Më datë 24 Qershor 2021, Vani & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "Nomi". Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Edlir Begolli & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
Më datë 13 Gusht 2021, Fatima Ymeri publikon videoklipin "Hallakam", në bashkëpunim me Bes Kallakun. Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Edlir Begolli & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
Më datë 27 Nëntor 2021, Bes Kallaku & Andreas publikojnë videoklipin "Jena Deh". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.
Më datë 24 Shkurt 2022, Bes Kallaku publikon videoklipin "Gabova", në bashkëpunim me Besnik Shatelin. Teksti i këngës u shkrua nga Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.
Më datë 6 Maj 2022, Bes Kallaku, Gerona & Klodian Kodra publikojnë videoklipin "Luj Luj". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Marenglen Boja & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.
Më datë 27 Maj 2022, Bes Kallaku & Mateus Frroku publikojnë videoklipin "Rrapatushe". Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.