Këngëtarja Besa Kokëdhima vitin e kaluar solli një bashkpunim shumë të suksesshëm me reperin nga Kosova Dr. Mic. "Zejemër" ishte kënga e cila pati shumë sukses dhe morri mjaft klikime në youtube.
E si duket kjo dyshe ka vendosur që të bashkohen sërisht, pasi këtë verë ata do të sjellin edhe një këngë të re së bashku, tekstin e së cilës e ka shkruar Dr. Mic i cili është mysafir në këngën e Besës.
Titulli i këngës ende nuk është bërë i ditur vetëm se do të lansohet nga fundi i korrikut.