>
BIOSHQIP

Besa Me Këngën E Saj Vërtet Magjike

07-11-2013
Në mesin e shumë emrave të njohur të skenës sonë që janë pjesë e festivalit “Kënga Magjike’ , këngëtarja Besa Kokëdhima duket të jetë më e favorizuar prej kolegëve të saj.

Kënga e saj ‘Tatuazh në zemër’ po mbështetet me të madhe nëpër rrjete sociale nga këngëtarët si Alban Mehmeti, Beatrix Ramosaj, Miriam Cani e shumë të tjerë.

Ndërkaq Cani ditën e djeshme (e mërkurë), ka lënë edhe një mbishkrim, ku këngën e Besës e quan ‘këngë magjike’. “Beautiful Song...I uroj Besës nga zemra shumë suksese me Këngën e saj vërtet magjike”, ka shkruar Miriami në faqen e saj zyrtare në Twitter.


Besa Me Këngën E Saj Vërtet Magjike