>
BIOSHQIP

Hiti I Radhës Për Besën Do Jetë Një Baladë Me Inva Mulën

16-02-2014
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin 2po2, këngëtarja e cila godet gjihtmonë me këngët e saj, Besa do të ketë një bashkëpunim me sopranon Inva Mulën.

Bëhet fjalë për një baladë klasike. Lajmin për një bashkëpunim të tillë, këngëtarja e ka dhënë gjatë emisionit “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, e cila zbuloi edhe projektin e saj më të ri.

Së fundmi ajo publikoi klipin "Zemrën dot nuk ta lexoj", një këngë e cila theu rekordet vetëm për 48 orë.

Kënga e titulluar “Zemrën dot nuk ta lexoj”, është rep-baladë që rikthen vrullshëm në treg Besën dhe reperin 2Po2.

Kënga vjen me muzikë të Darko Dimitrov, kurse teksti vjen si bashkëpunim mes Olti Currit, 2po2 dhe vet Besës.

Videoklipi me shumë skena interesante, ku vetëm pak orë pas daljes është komentuar pozitivisht është realizuar nga “ProVideo”.
(b.t/shqiptarja)

Hiti I Radhës Për Besën Do Jetë Një Baladë Me Inva Mulën