2 Fjalë Për Klipin E Ri “Mbretëreshë“ Nga Besa
1-6-2014

Besa Kokëdhima është kthyer sërish në tregun muzikor përmes një klipi të ri. Mbrëmjen e sotme ajo ka prezantuar këngën e saj më të re me titull "Mbretëreshë", e cila është publikuar në rrjetin muzikor "Youtube".

Besa në këtë këngë vjen në bashkëpunim me Darko Dimitrov dhe Vig Poppa-n. I pari ka bërë muzikën e "Mbretëreshës", ndërsa i dyti tekstin e saj. Teksti është ligjërata e një mbretëreshe, e cila më shumë se kurrë duket e fuqishme, madje edhe përballë një dashurie të madhe. Realizimi i videoklipit vjen nga vetë Besa me Pro... Video.

Për projektin e ri, këngëtarja e kishte ka lajmëruar publikun para disa ditësh përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, ku kishte treguar se ishte duke punuar për këngën e saj më të re.

"Mbretëreshë së shpejti më 29 maj", kishte shkruar këngëtarja, duke bërë me dije titullin e këngës. E këtij projekti më së shumti i janë gëzuar fansat e Besës, të cilët përmes komenteve të shumta kanë treguar se mezi presin ta dëgjojnë këngën më të re të preferuarës së tyre.
Besa
Mbretëreshë
[Teksti dhe Klipi]
(Express)
Zgjidhni me sa yje do votoni
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0