>
BIOSHQIP

Besa Dhe Dr.Mic, Së Shpejti...

03-07-2014
Si duket trendit të bashkëpunimeve nuk i kanë ikur as artistët e njohur Besa Kokëdhima dhe reperi Dr.Mic, pasi që bëhet e ditur se shumë shpejt në treg do të lansohet edhe projekti i tyre i përbashkët.



Këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Dr.Mic i cili ka lënë mbishkrimin. ‘Coming soon... Besa Kokëdhima ft. Dr.Mic...”.



Ndërkaq rep artisti nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth projektit të tyre të përbashkët. Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun e tyre, të cilët duke u bazuar në komentet poshtë mbishkrimit të reperit, shihej se mezi po presin risi nga të pëlqyerit e tyre.


Besa Dhe Dr.Mic, Së Shpejti...