>
BIOSHQIP
Biografia
Origjinën e ka nga Qeparoi i Himares, por eshte rritur në Fier dhe Tiranë ku dhe jeton. Besa dallohet për zërin e saj shumë të veçantë dhe interpretimin shumë emocional të këngëve. Qasja e saj pasionante në muzikë e bën atë një nga artistet më të dashur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ka studiuar përreth 3 vjet në Angli ku përfundoj gjimnazin. Në përfundim të tij u kthye ne Shqipëri dhe nisi projektin për realizimin e albumit e saj të parë. Vazhdoi shkollen e lartë për administrim biznesi. E rritur ne nje familje qe i eshte perkushtuar biznesit, Besa duket se i ka tradhetuar shijet e prinderve, ne kerkim te vetvetes. Por suksesi i Beses si kengetare nuk eshte i rastesishem sepse pasioni i saj per muziken ka qene me i hershem. Ndersa vazhdonte shkollen e mesme, pianoja ishte per te pasioni i madh. Fëmijë e Koço Kokëdhimës, një matematicien dhe sipërmarrës i njohur shqiptar dhe e bija e Brixhida Kokëdhimës, gjithashtu një matematiciene dhe manaxhere biznesi. Rrënjët e familjes së saj janë të lidhura me Qeparoin, në Rajonin e Bregdetit, rrethi i Vlorës. Kur ishte fëmijë, Besa aspironte të bëhej këngëtare. Ajo ishte e njohur në rrethin e saj për këndimin në shkollë e pjesëmarrje në evente të ndryshme artistike. Në moshën 13 vjeçare, ajo u shfaq publikisht për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas Besës dhe prindërve të saj, ata nuk dëshëronin ta inkurajonin Besën për të ndjekur karrierën muzikore, sidoqoftë, ajo vazhdimisht merrte mësime pianoje. Në moshën 15 vjeçare ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar studimet e gjimnazit.

Në vitin 2002 Besa u shfaq në Festivalin e Muzikës Shqiptare "Mikrofoni I Arte" si një mysafir i veçantë, duke mbuluar një nga këngët e saj të preferuar në atë kohë "Rruga Simfonike" nga artistja Amerikane Monika.

Në Shtator 2003, Besa & Produkt 28 marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2003 dhe fituan Çmimin e Madh me këngën "Më Beso". Kënga u shkrua nga producenti i suksesshëm Florian Mumajesi dhe rezultoi një sukses dhe i siguroi Besës më shumë njohje publike. Në moshen 19 vjeç, ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte në albumin e saj debutues.

Në Shtator 2005, Besa merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2005 me këngën "Zonja Dhe Zotërinj" dhe karriera e saj hyri me ne fund ne shinat e seriozitetit.

Në Nëntor 2006, Besa merr pjesë në Nota Fest 2006 me këngën "Lëshoje Hapin".

Në Nëntor 2006, Besa merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Tani Të Dua".

Më 29 korrik 2006, Besa publikon albumin debutues me titull "Besa", i cili rezultoi me shitje të mëdha për shkak të hiteve të mëdha të asaj kohe "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi Im Je Ti" "Lëshoje Hapin" etj. Albumi i saj debutues u shkrua në bashkëpunim me personalitete të mirënjohura të industrisë së muzikës në Shqiperi si: Dorian Gjoni, Florian Mumajesi, Genti Lako, Andy DJ, Stine etj. Ajo u zgjodh të përfaqësonte Shqiperinë në MTV Exit Concert, më vone atë vit në koncertin e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave.

Në vitin 2006, Besa mori pjesë në Konkursin e Muzikës "Notafest" në Maqedoni, ku u vleresua me Çmimin e parë të jurisë me këngën e suksesshme R&B "Lëshoje Hapin". Ajo mori pjesë në konkursin e muzikës "Kënga Magjike" në vitet 2006 & 2007, në të cilat u vlerësua respektivisht me çmimet "Kënga Dance më e mirë" me këngën "Tani të Dua" dhe "Jon Music" me këngën "Pa Yllin Tënd".

Në Maj 2007, Besa merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Unik", ku fitoi çmimin “Best Pop & Rock”. Kenga ende sot e kesaj dite mbetet si nje nder me te preferuarat.

Në Nëntor 2007, Besa merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Pa Yllin Tënd", nje kenge kjo e cila pati mjaft sukses madje arriti edhe te fitoj çmimin e produksionit "Jon Music". Ne fund te nates finale ajo arriti te grumbulloje 205 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali.

Në Maj 2008, Besa merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Engjejt Vrasin Njëlloj", ku ishte fituesja e çmimit te madh dhe e çmimit te internetit. Kënga mbeti nje hit për shumë vite të tjerë pasues dhe konsiderohet ende një nga këngët klasike të dashurisë në muzikën moderne Shqiptare.

Në Dhjetor 2008, Besa merr pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën "Ajër".

Në 2009 ajo provoi të përfaqësonte Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me këngën në anglisht "Nothin’ Gonna Change" dhe arriti në gjysmë-finale. Ajo fitoi çmimin "Performanca më e Mirë" për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Ohrit, një festival muzike ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë, ku Besa përfaqësonte Shqiperinë me këngën "Versus", një këngë rrok.

Në Maj 2010, Besa merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Kalorës I Natës", ku u vleresua si "Artistja me e mire femer". Në fund të vitit 2010 ajo nxjerr edhe videoklipin e kenges "Kalorësi i natës", nje videoklip ky i xhiruar nga "EnterMedia".

Në tetor 2010, Besa bashkëpunoi me kengetaren e mirënjohur nga Kosova, Jehona Sopi për këngën e tyre me fryme feministe R&B "Nuk jam ajo".

Në Dhjetor 2010, Besa merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "E Bukura Dhe Bisha".

Në Nëntor 2011, Besa merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Botën Do Ndryshoja", ku arriti te rrembeje "çmimin e Kritikës" si dhe u vlersua me 528 pikë, e votuar nga vete artistet e ketij festivali duke fituar keshtu çmimin e trete. Fjalët përcillnin një mesazh frymëzues për një dashuri, të madhe sa për të ndryshuar botën.

Në Maj 2011, Besa merr pjesë në VFM 2011 me këngën "Kalorës I Natës", ku fitoi çmimin "Video spoti me perfomancën më të mirë".

Në vitin 2011, Besa publikon albumin "Evolution".

Në Qershor 2012, Besa merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën në anglisht "Always On My Mind", e cila u shoqerua edhe me nje videoklip te xhiruar serish nga "Enter Media".

Në Maj 2012, Besa merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Fishekzjarre", nje produksion i Flori Mumajesit. Si fillim ajo kualifikohet per te kenduar ne gjysmfeinalen e dytë, ku kendoi e para live. Në finalen erdhi me nje performancë shumë të veçantë, madje Besa fitoi edhe çmimin "Top Albanian Radio".

Më datë 19 Korrik 2013, Besa publikon videoklipin "Folie", e cila u kthye në hit të menjëhershëm. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në gusht 2013, Besa u ftua të performonte në Festivalin Ndërkomëtar të Sopotit në Sopot, Poloni, ku performoi "Fishekzjarre". Në festival ishin pjesëmarrës disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës së sotme në Europë, si Loreen, Imany, Caro Emerald etj.

Në shtator 2013, ajo u ftua të përfaqësonte Shqiperinë në "Türkçe Vizyon 2013", Festivali i Muzikës Turke. Ajo performoi një interpretim live të këngës "Gül Pembe", një nga hitet më personifikuese të artistit të mirënjohur turk me origjinë Shqiptare Barış Manço.

Në Tetor 2013, Besa rikthehet në Kënga Magjike 2013 me këngën e fuqishme "Tatuazh Në Zemër". Kënga ishte e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me poezi të Alban Skënderaj. Në një konkurrencë të fortë me emrat më të mëdhenj shqiptarë në industrinë e muzikës, Besa fitoi. Ajo gjithashtu fitoi çmimin "Kënga më e mirë Dance" në të njëjtën natë.

Në dhjetor 2013, Besa publikoi përmbledhjen e saj speciale për festat "Besa për Festat - EP", me 8 këngë tradicionale të Krishtlindjeve dhe festave të Fundvitit të përshtatura në gjuhën shqipe. Të gjithë këngët u shoqëruan nga video muzikore, ku merrnin pjesë Besa dhe Orkestra Kombëtare duke performuar në qëndrën e bulevardit të kryeqytetit, dekoruar enkas për xhirimet. Këngët u prodhuan nga të mirënjohurit Darko Dimitrov, Edi Balili, Klodian Qafoku dhe Mario Deda. Albumi Festiv përfshinte gjithashtu një version Krishtlindjesh të këngës fituese "Tatuazh në Zemër" së bashku me autorin Darko Dimitrov.

Më datë 8 Shkurt 2014, Besa publikon videoklipin "Zemrën Dot Nuk Ta Lexoj", në bashkëpunim me 2po2, një nga këngët më të suksesshme të vitit 2014. Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Olti Curri, Besa, 2po2. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Besa u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2014 (2014), SVFM 2014 (2014).

Më datë 31 Maj 2014, Besa publikon videoklipin "Mbretëreshë", e cila fitoi mori vlerësime maksimale si një nga punët artistike më të mira të Vitit. Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Vig Poppa, Besa. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Besa merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 30 Korrik 2014, Besa publikon videoklipin "Zejemër", në bashkëpunim me Dr.Mic. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Zzap And Chriss, Soulkid (Uki Latifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Në fund të korrikut ajo publikoi "Zejemër" me solistin e grupit TDS, Dr.Mic. "Zejemër" mori përshtrypje pozitive dhe sukses të madh komercial.

Më datë 8 Gusht 2014, Besa publikon videoklipin "Arabia (Faj)", në bashkëpunim me rreperin gjerman Gmd Babydave. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Besa dhe Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga Pro Video dhe u xhirua në pamjet dhe arkitekturen orientale të Qipro-s.

Në vitin 2014, Besa publikon albumin "Ti Je Festa Ime", edicioni i dytë i Albumit të Festave, albumi i parë i Festave ishte publikuar nga artistja në dhjetor të vitit 2013. Albumi ishte një nga projektet më të mirëpritura të vitit. Besa konsiderohet gjithashtu si artistja e parë në Ballkan e cila ka bërë një traditë të Albumeve të Festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në gjuhën shqipe. Albumi përmbante gjithashtu kovera të këngëve klasike të Krishtlindjes në Shqip.

Më datë 20 Dhjetor 2014, Besa publikon videoklipin "Ti Je Festa Ime". Muzika e këngës u shkrua dhe prodhua nga kompozitori dhe producenti i mirënjohur Darko Dimitrov dhe poezia nga Alex dhe Besa. Video projektoi të gjithë bukurinë dhe magjinë e Krishtlindjeve dhe sezonit të festave.

Më datë 24 Dhjetor 2014, Besa publikon videoklipin "Krishtlindje Të Bardha". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 25 Dhjetor 2014, Besa publikon videoklipin "Për Ditët Që Janë Veç Kujtim". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 26 Dhjetor 2014, Besa publikon videoklipin "Rreth Pemës Po Këndojmë". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 29 Dhjetor 2014, Besa publikon videoklipin "Santa Klaus Po Vjen Në Qytet". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 11 Shkurt 2015, Besa publikon videoklipin "Amelia", në bashkëpunim me artistin e mirënjohur rumun Mattyas. Kënga u promovua nga Studio Ndërkombëtare e Muzikes "Roton Music". Kënga u kthye në një Hit Veror. Me këtë këngë, Besa merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 14 Shkurt 2015, Besa publikon videoklipin "14". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Threedots. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Balada e fuqishme u prezantua si fillim në koncertin “Mad Secret Concert” i cili u mbajt po atë ditë. Koncerti ishte një recital nga Besa dhe vokalisti i grupit Jericho, Petrit Carkaxhiu, nga stacioni muzikor "Mad TV Albania".

Më datë 3 Gusht 2015, Besa publikon videoklipin "All In". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi & Dj Vicky, teksti u shkrua nga Majk & Sparrow Hawk, ndërsa për orkestrimin u kujdes Flori Mumajesi & Dj Vicky. Videoklipi u prodhua nga kompania Entermedia. Me këtë këngë, Besa merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 29 Janar 2016, Besa publikon videoklipin "Kameleon", në bashkëpunim me Ansi. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, Majk, Sparrow Hawk. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 14 Qershor 2016, Besa publikon videoklipin "1, 2, 3", në bashkëpunim me Flori Mumajesi. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi.

Më datë 10 Gusht 2016, Besa publikon videoklipin "Hangover". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Olti Curri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti.

Më datë 27 Mars 2017, Besa publikon videoklipin "Kokëfortë". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Besa merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 20 Maj 2017, Besa publikon videoklipin "Mos M'le Me Ra", në bashkëpunim me Elinel. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Timo Flloko, Alex Seitaj, Besa, Elinel. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 24 Tetor 2018, Besa publikon videoklipin "Amor". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 30 Mars 2019, Besa publikon videoklipin "La La La". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Në Maj 2019, Besa merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Amor".

Në Shtator 2019, Besa merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Histori".

Më datë 29 Shkurt 2020, Besa publikon videoklipin "C'est La Vie", në bashkëpunim me BledBeats. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besa Kokëdhima. Ajo tregon se "një pjesë e ndava me vogëlushen engjëllore Edelina Osmani që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam punuar ndonjëherë. “C’est la vie” është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri dhe sinqeritet artistik në bashkëpunim me BeatsBled. Prezantimin video e kam po aq përzemër, me një fabul që të rrëmben e një një bashkëpunim përtej kufijëve. Directors: Nathaniel Matanick.".

Më datë 13 Gusht 2020, Besa publikon videoklipin "Don", në bashkëpunim me Illeoon. Muzika e këngës u punua nga Besa Kokëdhima, ndërsa për orkestrimin u kujdes Kledi Bahiti.

Më datë 8 Maj 2021, Besa & Garrido publikojnë videoklipin "Margjelo". Muzika e këngës u punua nga Prenk Jakova.

Më datë 9 Qershor 2022, Besa publikon videoklipin "En Equilibre".

Më datë 22 Shtator 2022, Besa & Lyrical Son publikojnë videoklipin "Si Kalama". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga Besa Kokëdhima & Elvana Gjata.

Në Dhjetor 2023, Besa Kokëdhima merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Zemrën N'dorë".

Më datë 11 Mars 2024, Besa publikon videoklipin "Titan".