TEKSTESHQIP

Besa
Apolonia
Lyrics

Një tjetër sfidë më pret,
Endrrën thura me ekipin tim
Pa kufi
Grushtat shtrëngoj më fort,
Askush s’do mund të më ndalojë

A je a je a je në zemër luan?
A je a je a je brenda një vullkan?
Fati ësht’ një çast,
Mes titanësh një bast
Ne do fluturojmë,
Si shqiponjat në majë!

REF.:
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Kjo këngë nuk do mbarojë,
Të humb a të fitoj,
Me shpirt un’ do luftoj
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Në zemër jam kampion,
E nëse më rrëzojnë
Do ngrihem më i fortë
Me Apoloninë un’ jam, un’ jam
Apoloninë n’zemër e kam, e kam
Me Apoloninë un’ jam, un’ jam
Se ne jemi NJI

Duam të lëmë ne gjurmë
Historinë tonë do e shkruajmë vet
Në çdo trofe,
Ne jemi fitimtar’
Sot do jesh dëshmitar

REF.:
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Kjo këngë nuk do mbarojë,
Të humb a të fitoj,
Me shpirt un’ do luftoj
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Në zemër jam kampion,
E nëse më rrëzojnë
Do ngrihem më i fortë
Me Apoloninë, un’ jam, un’ jam
Apoloninë n’zemër e kam, e kam
Me Apoloninë, un’ jam, un’ jam
Se ne jemi NJI

Apolonia bën gjithçka për ty,
Pa punu, talenti nuk kryn pun'
Bone per veti bone për njerzt’ e tu,
Ti duhesh ma fort me luftu
nese kët’ këng je tu e nigju
breza me inspiru

nese kët’ himn je tu e nigju
Ne Nuk ndalna,
I do it for my city,
I do it for Apolonia!

REF.:
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Kjo këngë nuk do mbarojë,
Të humb a të fitoj,
Me shpirt un’ do luftoj
Apolonia
Në gjak Apoloninë e kam,
Në zemër jam kampion,
E nëse më rrëzojnë
Do ngrihem më i fortë
Me Apoloninë, un’ jam, un’ jam
Apoloninë n’zemër e kam, e kam
Me Apoloninë, un’ jam, un’ jam
Se ne jemi NJI