>
BIOSHQIP
Biografia
Bilall Maliqi, lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Ka të mbaruar shkollën e Grafikës dhe disa kurse të gazetarisë, në të cilat është pajisur me diploma dhe certifikata. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.

Deri më tani ka botuar 33 libra të zhanreve të ndryshme letrare.
Është i prezantuar në shumë Antologji e Leksikone, i përkthyer në: anglisht, italisht, rumanisht, suedisht dhe frëngjisht. Është fitues i shumë çmimeve letrare.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Kosovë Lindore) ;
Kryetar i “Atunis” Lugina me seli në Preshevë;
Themelues dhe kryeredaktor i të vetmes revistë letrare në nivel të Kosovës Lindore “Qëndresa”.
Zv/kryeredaktor të revistës letrare për fëmijë dhe të rinj “Shpresat”.
Po ashtu është edhe gazetar e publicist. Shkruan për disa gazeta që dalin në Republikën e Kosovës dhe në Kosovën Lindore dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bilall Maliqi, jeton dhe vepron në Preshevë.