Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Mallë

Si era gjethet që rrokulliste
Më ikje nga syt e përlotur
Oh zemra sa më rrihte
Shpirti im sdinte të kotur.

Sa deshiroja të kapja me dorë
Ledhatimet do ishin dhurat
Për ty do isha princi prrallorë
Oh sa mallë po të kem ngatë.

Nga dorë e shtrirë e imja dorë
Nga lot i dalë i imi lot
Kjo ofshamë si lule kurorë
Zemra te don me mallë per mot.

E dije se dije e di unë
Se emer per ty nuk tjeter
Diku mes kujtimeve shum
Te imagjinova në letër.

Dhe tani nuk pendohem
Të pagzova me emrin Mallë
Diku si vargje do t'lexohen
E ti mua më qo fjalë.

- poezi nga Blerim Bytyçi


- Poezia u dërgua nga Blerim Bytyçi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet