>
LETERSISHQIP

Mergim O Dhimbje Zemre

Sa me mall kur dal prej oborrit!
Tinëz shiqoj pragun e derës
Vështroj çdo gjë që më kap syri
Që t'i mbaj mirë në kujtesë
E atëherë kur më kap malli
T'i ëndërroj e të q'mallem t'u dënes.

Çdo gjë që më kap syri
Çdo hije, e çdo rreze dielli
Çdo rrugë, fushë e cep mali
Nga shtëpia e te kufiri
Dua t'i vë fort n'kujtesë
E t'i ëndërroj kur t'më djeg malli!

Se njerëzit ikin nga deshira, jo!
Jo, as që të gjejnë më mirë.
Se ska më mirë se n'atdhe ska!
Ikim për mbijetesë or mik or vlla!

E dijm, e dijm nga të parët
Se më shum peshon një varr n'vend t'vet
Sa një i gjallë n'dhe t'huaj si mbret!