>
LETERSISHQIP

Njëqind Vite U Dasht Me Pritë

Njëqind vite u dasht me pritë
Me lindë djalë, nëna me rritë
Për t'i thënë serbis stop
Se kjo tokë nuk është pa zot.

Kush ai djalë, kush ai burrë?
Në t'djathtë pushkën, në t'majtë flamur!
Pyet Evropa kush mund t'jet?
Gjëmoj toka tha : Ademi vet!

Adem trimi me babain plak
Vllaun Hamza si luan
Ka nis luftën me serbi
Për t'i sjellë shqipës liri!

Për me mbrojtë pragun e shtëpisë
Mos t'ja djegin djepin e fëmisë!
Djepin e fëmisë, derën e oborrit
Huliganët e agresorit.

Ç'na u tërbu kasapi ballkanit!
Urdhëroj topat e "Car Dushanit"!
Mbi prekaz me vjellë barotin
Me çfarosë mikun dhe t'zotin!

Tym i zi u bë Prekazi
Ra n'altarë Adem Jashari!
Ra Ademi me babë e vëlla
Bashk me miq, fëmij e gra!

Jo më larg se krye motmoti
Gjëma popullit shkoj n'vesh t'Zotit!
U quan n'këmbë pleq e t'ri
Kush më i pari n'UÇK me hy!

Me luftu me besa-besë
Besa-besë e dora dorë
O liri
O t:gjithë dëshmorë!

S'vonoj shumë e pa gjithë bota
Që serbinë këtu se do as toka
Kush më i pari bobmat me i nisë tash?
Bill Klinton me Uesli Klark!

U dha urdhëri dhe alarmi
I ran bombat Beogradit!
Beogradit e Millosh horrit
Për t'i dhënë fund terrorit.

U dorzua shtriga vjetër
N'Kumanovë u firmos n'letër
Iku shtriga me bisht nën shalë
Agoi dielli mbi shqiptarë!

Gjithë martirë e ju dëshmorë
Ju kujtojmë me mallë përherë
Sot e mot, e sa të jet jeta
Lavdi n'tokë e yje n'qiellë!