>
BIOSHQIP

Bubulina Krasniqi Behet Diplomate

19-10-2011
Motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, Bubulina, e cila njihet si këngëtare, është përzgjedhur si kandidatja më e mirë për ta fituar postin e zyrtares së lartë për organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan "Koha ditore". Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, ku tregohet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë. Njoftimi për angazhimin e saj në këtë post është paraqitur si njoftim publik. Në të thuhet se në bazë të nenit 41, të rregullores 2/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, MPJ-ja bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të MPJ-së, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën zyrtar i lartë për organizata ndërkombëtare në Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare. Gazeta ka kërkuar informata nga MPJ-ja për kandidatët në përgjithësi dhe për angazhimin e këngëtares Krasniqi në postin që, sipas konkursit të shpallur, kërkon edhe përvojë pune. (INA)


Bubulina Krasniqi Behet Diplomate