A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Bujar Cici
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Mosha:
  • 51 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 17 Maj 1968
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

Bujar Cici është këngëtar i njohur. Fillimet e tij ne rrugen e artit (kenges), kane nisur rreth vitit 1985-1986. Performancat e tij te para nisen ne gezime familjare dhe shoqerore, me pas shume shpejt vjen angazhimi i tij ne Ansambil Tirana, merr pjese ne evenimente te ndryshme. Rreth viteve 90-92, me ndryshimin e sistemit dhe me ardhjen e demokracise, Bujari fillon aktivitetet e tij, duke qene nje nga promovuesit e recitaleve vetjake ne Tirane dhe Shqiperi. Koncerti i pare recital ne filllim te vitit 1992 ne pallatin e sportit Asllan Rusi. Me pas rikthehet ne teatrin e operas dhe baletit me recitalin e tij te dyte. Gjate kesaj kohe Bujari realizon edhe recitalin e tij te pare ne qytetin e Durresit ne pallatin e sportit. Me pas ne Fush Kruje realizon koncertin recital te radhes. Kerkesat ishin te shumta nga dashamires te artit dhe te kenges dhe realizon koncertin tjeter te radhes ne sallen e Estrades Profesioniste te Tiranes dhe ne Arenen e Cirkut. Pas ketyre koncerteve brenda Shqiperise, Bujari ne fund te vitit 1992 me grupin e tij muzikor "Demokracia" realizon koncertin e pare jashte kufijve te Shqiperise ku ndalesa e pare ishte ne qytetin e Tetoves ne Maqedoni, me pas ne Kumanove, Gostivar dhe Shkup. Ne vitet 1993-1994 mer pjese ne te gjitha aktivitetet muzikore te TVSH si dhe ne mbremjen e fundvitit. Gjate kesaj kohe filloi dhe hapja e televizioneve te para private ne Shqiperi dhe pjese e programeve muzikore te ketyre stacioneve pervec kengetareve te tjere ishte dhe Bujar Cici. Me kalimin e viteve filluan prodhimet e kasetave muzikore dhe CD-ve, ku Bujari nga ajo kohe ka qene ne tregun Shqiptar me mbi 10 albume muzikore. Ne vitin 2005, vjen koncerti I radhes ne pallatin e kongreseve me titull “Kur per ju kendon Bujari” koncert I cili pervecse mbushi sallen e pallatit te kongreseve ne ate kohe, edhe sot e kesaj dite mbresat e atij koncerti mbeten te pashlyera ne memorien e dashamireseve te artit dhe kenges popullore. Per te ardhur ne vitin 2010, ku Bujari promovon albumin e radhes me titull “Nji Tiron nuk bohen dy” me nje koncert recital ne pallatin e kultures TOB, ku Shoqata Tirana dhe kryetari I saj Z. ArbenTafaj e vleresojne me titullin e madh “ Mirenjohja Tiranase”. Mbas shume koncertesh brenda dhe jashte Shqiperise, I rikthehet pasionit te tij te madh per kengen Tiranase si vazhdues I atyre vlerave dhe tradites qe kane lene kengetaret e medhenj si: Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Kasem Hallulli, Agim Hoxha & Myslym Lela etj. Menjehere Bujari fillon te krijoje kenge kushtuar Tirones, ku spikasin, Nji Tiron nuk boihen dy, Xhymertlliku osht n`Tiron dhe Jom n`Tiron 500 vjet, gjithashtu realizimin e disa sofrave ku kenget dhe repertori kane qene vetem kushtuar qytetit te Tirones. Kjo pune disavjecare, qenia afer me dashamiresit, komunikimi I vazhdueshem me artedashesit, maredheniet e mira me koleget e tij, pjesemarrja ne cdo sofer te qytetit te Tiranes por edhe pjesemarrja ne pothuajse te gjitha evenimentet e pervitshme artistike ne Shqiperi por edhe jasht saj, bien ne sy te stafit te kyltures te presidentit te republikes Bujar Nishani, i cili i akordon titullin e larte “Mjeshter I Madh” me motivacionin per ruajtjen e vlerave te kenges qytetare Tiranase por dhe te Shqiperise se Mesme dhe interpretimin e tij te qarte dhe te paster.

Në vitin 2001, Bujar Cici publikon albumin "Jari Dhe Shiti (Kendojme Per Ju)".

Në vitin 2009, Bujar Cici publikon albumin "Nje Tiron Nuk Bohen Dy".

Më datë 14 Shtator 2010, Bujar Cici publikon videoklipin "Paraja".

Më datë 28 Tetor 2012, Bujar Cici publikon videoklipin "Ia Le Cunit Amanet".

Në Mars 2014, Bujar Cici merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Të Besova Veç Për Dashuri".

Më datë 17 Janar 2015, Bujar Cici publikon videoklipin "Xhymertlliku Osht M'tiron".

Më datë 9 Dhjetor 2017, Bujar Cici & Reshit Boka publikojnë videoklipin "Sot Gezoni".

Më datë 30 Prill 2019, Zeqir Kryeziu & Bujar Cici publikojnë videoklipin "Ashiku Don Ashik". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gezim Mneri.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Profili

Facebook

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019