>
BIOSHQIP

Bujar Qamili: “E Gjithë Shkodra Kundër Lalos”

30-05-2014
​Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili vazhdon të jetë i indinjuar dhe i fyer nga deklarata që kompozitori Aleksandër Lalo i bëri në skenë mbrëmjen e së dielës së 25 majit në gjysmëfinalen e festivalit “Kënga ime” në TV Klan.



Lalo, pjesë e jurisë, e akuzoi Qamilin se i ka futur mik për të dalë në finale: "Bujar Qamili ti je i madh, ti ke pare boll. Ti je i madh, nuk ke nevojë me fut miqtë e tu me të dhanë pikët unë. Ti i merr pikët vetë. Gjithë publiku është me ty.". Ndërsa Qamili e akuzoi se ishte i pirë. I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Mëngjes Ekspres” të moderuar nga Eva Idrizllari, në Ora News, këngëtari i njohur i këngës popullore nuk mund të fshehë zhgënjinim. Në një bisedë, ku nuk ka si të mungojë humori shkodran, Bujar Qamili thotë se atë natë është fyer jo vetëm ai, por e gjithë Shkodra.



“Mos të harrojmë zoti Lalo, po ta them në mënyrë publike e direkt se keni bërë të pakënaqur dhe keni të indinjuar një popull të tërë të qytetit të Shkodrës. Do ta vënë cakun te ura e Bahçallëkut. S’ke me kalu gjallë. Ke ngritur në këmbë gjithë qytetarët e Shkodrës”, thotë Bujar Qamili duke qeshur.
(OraNews)