Më mbaj mend (për 1 muaj)

Cher Në Gjendje Të Rëndë, I Mbeten Vetëm 3 Muaj Jetë

Nuk ka akoma asnjë votë

[24-12-2014]
Mediat në SHBA shkruajnë se këngëtarja Cher është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë, në rast se nuk i nënshtrohet një transplantimi të menjëhershëm.

Sipas tabloidit ‘Globe’, këngëtarja 68-vjeçare ka anuluar disa turne në SHBA, pasi është prekur nga sindroma Epstein-Barr, një çrregullim që ndikon në sistemin imunitar dhe i bën njerëzit më të prekshëm nga infeksioni bakterial dhe viral.



Infeksioni i ka prekur veshkat dhe këngëtarja ka nevojë urgjente për një transplant. Tabloidi ‘Globe’ fton fansat që të luten për shëndetin e Cher, pasi gjendja e saj po përkeqësohet nga dita në ditë.

Megjithatë zëdhënësja e Cher nuk i ka konfirmuar dhe as përgënjeshtruar lajmet e përhapura në media. Ajo ka thënë se mjekët i kanë këshilluar pushim këngëtares, pasi ka paraqitur probleme me veshkat, për shkak të një infeksioni.
 (BalkanWeb)



Komente 0