Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 20-04-2016
    Ka kohë që dyshja e famshme e muzikës shqiptare ka paralajmëruar një projekt të përbashkët muzikor. Bëhet fjalë për Çiljetën dhe Noizyn, të cilët së bashku do të vijnë në këngën “Mama lover”. 45098 Këtë titull na lë të kuptojmë këngëtarja, e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram” ka paralajmëruar se ai dhe “bisha” siç e quan ajo Noizyn do të vijnë së shpejti me këngën e re. 48194.j...

  • 05-04-2016
    Çiljeta Xhilaga ndodhet në Prishtinë ku ka nisur foto për prezantimin e këngës së re. Siç ka lajmëruar më parë, ajo është duke realizuar një këngë në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Armend Ademi dhe producentin Elgit Doda. 50109 Vendi për xhirimet e klipit është zgjedhur kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe sot ka qenë dita e parë e xhirimeve. Çiljeta shfaqet me një pamje natyrale, pa ndryshime në flokët e saj të shkurtër të platintë dhe me një veshje se...

  • 20-03-2016
    Këngëtarja Çileta Xhilaga ka përzgjedhur që të dielen e sotshme ta kalojë së bashku me familjen si dhe në shëtitje me Fernandon. Ajo ka postuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet pa make up, tërësisht naturale nga makina e saj. Duhet thënë se Çiljeta nuk dukej edhe aq ndryshe sikur kur është me grim, megjithatë përsëri duket më bukur me make up. “E diel e lumtur” ka qenë mbishkrimi në foton që ka postuar ajo....

  • 18-02-2016
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka postuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet me një veshje plot stil në një backstage. Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj trupore dhe veshjet që ajo zgjesh por Çiljeta mendon se çelësi i suksesit të bukurisë ndodhet diku tjetër. “Gjëja më e bukur që ju mund të vishni është një buzëqeshje”, shkruan Çiljeta në rrjetet sociale....

  • 04-02-2016
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka qenë në qendër të mediave sot për një lajm skub. E ftuar në emisionin 6 ditë pa Ermalin ajo bëri një skub televiziv teksa hoqi reçipetat e saj live në emision. E gjithë kjo ka qenë një shaka por që tërhequr vëmendjen e publikut ndaj dhe video-ja që Ermali ka hedhur në treg është shpërndarë më se 200.000 herë....

  • 27-01-2016
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar edhe më parë se është shumë e lumtur me rolin e saj si nënë dhe se koha që kalon me djalin e saj Fernandon nuk krahasohet me asgjë tjetër. Ajo madje nuk hezitn që për asnjë çast të publikojë foto në rrjetet e saj sociale ku tregon se si është duke ia kaluar me të birin. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të fernandos ku tregon se i ka ndërruar modelin e flokëve, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Ahhh Sa na shko ky modeli ri I flokve - ka shkruar Çiljeta, ndërsa një nga koment...

  • 20-01-2016
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar publikoi këngën e saj më të fundit Big Booty në bashkpunim me Lil Kolin & Filloreta Raçin. Kënga ka marrë pëlqimet e para menjëherë pas lansimit të saj në youtube. Edhe pse fillimisht u aludua për vjedhje të klipit, mund të themi se ajo nuk ia la aspak keq për nga ana e klikimeve... Big Booty deri më tani ka marrë 1.600.000 klikime në youtube ndërsa ka nsiur rrugë për 2 milion....

  • 13-01-2016
    Ndonëse mediat dijnë të fryjnë lajmet për fytyrat publike, por në të shumtën e rasteve ata vendosin të mos reagojnë dhe ta lënë që koha ta tregojë të vërteten. Një nga këto personazhe ka qenë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ka qenë mjaft e diskutuar në media dhe ndoshta shpesh herë për të janë përfolur gjëra të pa vërteta. Por siç duket këngëtarja është bërë e pa durueshme, kjo pasi ajo ka disa herë që nëpërmes rrjeteve të saj sociale përgënjështron me të madhe shkrimet për të që nuk janë të vërteta. Së fundmi në disa nga portalet tona u përfol se ajo ka kryer operacion për të hequr kliogramët, por që ky lajm del të ...
  • 24-12-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga sapo ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re Big Booty në bashkpunim me Lil Kolin & Filloreta Raçin. Kënga është pëlqyer dhe që në daljet e para ka arritur të rrëmbejë mjaft shumë klikime. Ajo çfarë i ka tërhequr edhe më shumë fansat është pamja seksi e Çiljetës në klip. Çiljeta ka publikuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një video ku shihet djali i saj Fernando teksa është shumë i lumtur dhe vallëzon me këngën e të ëmës. ...

  • 04-12-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka arritur të jetë gjithmonë në qendër të vëmëndjes për jetën e saj private. Ajo tash e disa vite është e martuar dhe ka një fëmijë që quhet Fernando, e ndërsa bashkshorti i fëmijës jeton jasht Shqipërisë. Çiljeta në rrjetet e saj sociale publikon vazhdimisht foto me djalin e saj. Nuk ka gati ditë që në rrjetin e saj social në Instagram nuk figuron ndonë fotografi e Fernandos. Sot ajo ka postuar një foto ku shihet bashk me të në makinë, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: Ajajajaj we ar so happy 2day”...
  • 01-12-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga po bëhet gati që shumë shpejt të sjellë në treg super projektin e saj më të ri. Ajo ka realizuar një këngë të re e së fundmi ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, në të cilat do të shfaqet më seksi se kurrë më parë. Kënga e re do të titullohet Big Booty dhe është shkruar me muzikë & tekst nga Filloreta Raçi në On Records. 47466 Videoklipi është duke u punuar nga Max Production e ndërsa përmes fotove mund të shihni se Çil...

  • 26-11-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto mjaft interesante në rrjetet e sasj sociale. Ajo kishte vendosur një paruke me kaçurrele në kokë, me ngjyrë të zezë dhe tejet të hapur. Çiljeta shkruante se do donte i pëlqente të ishte zeshkane qoftë edhe për një ditë....

  • 20-11-2015
    Në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmë është bërë një debat rreth çështjes së seksit. Gjatë emisionit gjithasthu ishte hapur një sondazh për të votuar se cila është femra më seksi e Shqipërisë. Mes 13 bukurosheve të cilat ishin në sondazh, fituese doli Çiljeta Xhilaga e cila mori mijëra vota, pavarësisht se të ftuarit anonin më shumë nga Ilda Bejleri. Në rrjetin e saj social në Instagram Çiljeta ka postuar një mbishkrim ku ka treguar se këtë titull e mba tash e 13 vite dhe nuk është më diçka e re, madje me disa “zemërmirë” kët...

  • 02-11-2015
    Një modë e re po hyn në tregun e këngëtareve tona. Kur themi kështu fjalën e kemi për një foto të fundit të këngëtares Çiljeta dhe të një tjetre pothuajse të ngjashme të Norës. Menjëherë pas Nora Istrefit e cila gjatë ditës së djeshme kishte publikuar një foto të tillë vetëm në të brendshme e mbuluar nga nje rrjetë ngjyrë të kuqe, pothuajse të njejtën gjë ka bërë së fundmi edhe këngëtarja Çiljeta, raporton Indeksonline. Ajo ka pozuar me fotografin Junxhin Kurti ku është shfaqur vetëm në të brendshme të zeza e mbuluar nga një rrjet...

  • 02-11-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga muajin e kaluar ishte e ftuar në emisionin Zonëe Lirë tek Arian Çani dhe në një nga pyetjet provokative ajo u përgjigj se ndoshta shumë shpejt ka ndër mend që ta zvogëlojë gjoksin e saj. Pas këtij lajmi mediat menjëherë bënë bujë të madhe duke publikuar gati çdo ditë deklaratën e saj. Së fundmi Çiljeta ka realizuar një set të ri fotografik ku shihet me flokët bionde duke marrë poza tejet seksi me veshje mjaft provokuese. Në një nga fotot e realizuara, gjoksi i saj duket më i vogël por sipas Çiljetës kjo nuk është aspak e vërtetë pasi nuk ka kryer ndërhyrje në të, duke e cilësuar se zvogëlimi i gjok...
  • 30-10-2015
    Këngëtarja Çiljeta çdo herë ka bërë eksperimente me stilin e saj. pas biondes seksi ajo është rikthyer edhe me disa poza tejet provokative. Në fotosesionin e fundit ajo është shfaqur me një stil tejet të veçantë madje kogja “gangsta”. 46779 46751...
  • 29-10-2015
    Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ciljeta Xhilaga, ka bërë një fotosesion. Në disa foto ajo duket ta ketë patur nxehtë, e në disa të tjera shumë ftohtë sa që është veshur me rroba të trasha, shkruan Indeksonline. Më poshtë mund të shihni fotot e fundit nga këngëtarja në fjalë....

  • 28-10-2015
    Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ciljeta Xhilaga, ka ndërruar stilin e flokëve, ku dhe po i shkon bukur për shtati. Ngjyra e bardhë e flokëve e bënë të duket atë shumë seksi, shkruan Indeksonline. Foto e fundit nga ana e këngëtares, është disi provokative, në të cilin këngëtarja provokon duke mbajtur gjoksin....
  • 25-10-2015
    Çiljeta që nga koha e parë e daljes në skenë, ishte çdo herë një vajzë seksi dhe provokative. Ajo në moshën 16- vjeçe arriti që të kurorëzohet si Miss Kinemaja në kompeticionin Miss Shqipëria. Që nga ajo kohë këngëtarja me të vërtetë që ka pësuar shumë ndryshime sa i përket pamjes së saj. Së fundmi ajo ka publikuar edhe dy fotografi të cilat mesa duket i kanë ngjallur asaj nostalgji për të kaluarën, raporton indeksonline. Në njërën shihet me kurorën e Miss, ndërsa në tjetrën në moshën 14- vjeçe, pjesëmarrëse në Kënga Magjike 1 b...

  • 23-10-2015
    Këngëtarja seksi nga Shqipëria, Ciljeta Xhilaga, në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto të viteve të mëhershme. Foto në fjalë, është e fokuuar pikërisht tek gjoksi gjigant i Ciljetës. Megjithatë, lirisht mund të themi se Ciljeta, me këtë foto ka dashur të rikujtojë se sa seksi është ajo....
  • 10-10-2015
    Ka qënë kjo batuta e Çiljetës mbrëmjen e së premtes në Oktapod, ku i është përgjigjur mesazheve të fansave të saj. Po kështu fansat janë shprehur se një prej aseteve më kryesore të këngëtares tashmë duhet konsideruar si pasuri kombëtare dhe duhet të merret në mbrojtje nga UNESCO. Intervista brilante e Çiljetës kulmon gjithashtu në njoftimin se pas plot 10 vjetësh do të vijë një këngë e dytë që i dedikohet përsëri të pasmevë të saj....

  • 06-10-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në një intervistë të dhënë javë më parë në emisionin Zonë e Lirë tek Arian Çani ka treguar se tash e një kohë ajo jeton në një shtëpi vetëm me djalin e saj në Tiranë. Çiljeta tha se prindërit e saj e kishin shumë të vështirë ta pranonin këtë fakt si fillim por që më pas janë mësuar. E teksa jeton vetëm me Fernandon, Çiljeta ka treguar për fansat e saj seështë puthja e tij që e zgjon atë ç mëngjes. Madje në rrjetet e saj sociale ka publikuar një foto ku shihet duke u puthur me djalin e saj....

  • 01-10-2015
    Dhurata janë gjëja më e çmuar që një njëri mund të pranojë në jetën e tij sidomos kur ato bëhen nga njerëz të veçantë dhe për njerëz të veçantë. Një të tillë e pranoi edhe sot këngëtarja Çiljeta e cila kishte kohë që po e priste. Portreti i bukuroshes është dhurata që ajo e mori nga miqtë, një pikturë e realizuar në Paris tani qëndron në ballë të apartamentit të këngëtares e cila është shprehur shumë e lumtur për këtë gjë. “Nuk ka dhuratë më të bukur se një pikturë”, shkroi këngëtarja...
  • 26-09-2015
    Çiljeta Xhilaga, pas lansimit të fundit në bashkëpunim me Noizyn, “Gangsta Love”, nuk është ndalur nga koncertet, shkruan Indeksonline. Por, ajo duket se e bën me shumë qejf këtë punë, edhe pse mëngjesi i zbardh në veturë dukë u kthyer në shtëpi. Çili, u ka thënë “mirëmëngjes” fansave të saj, teka ia ka bashkangjitur një foto të sajën, ku edhe ka treguar se është duke u kthyer në shtëpi, pas koncertit. Mirëpo, këngëtarja duket jo shumë e lodhur dhe pas asaj fotoje, vërehet që ajo është ende me plot energji....
  • 25-09-2015
    Çiljeta është 'shfryrë' tek një komentues në fotografinë e postuar nga ajo me fjalë shumë të rënda. Ndjekësit në rrjetet sociale shpeshherë dinë të shkruajnë edhe komente nga më fyese e ofenduese, sidomos tek të famshmit. Pikërisht kjo ka ndodhur me Çiljetën, pasi në një faqe e kanë quajtur djalin e saj kopil por ajo nuk ka lënë të i shkojë ky rast Çili i është përgjigjur me një koment agresiv dhe mjaft ofendues duke thënë se djali i saj nuk është kopil, ka një baba që ajo nuk do ta prezantojë sepse këtë pjesë të jetë private...

  • 24-09-2015
    Këngëtarja Çiljeta si njëra ndër femrat më të kërkuara në estradën shqiptare gjithashtu ka bërë një urime për festën e Kurban Bajramit. E këtë ajo e ka bërë përmes një postimi të lëshuar në llogarinë e saj në Instagram në të cilin ka shkruar se: “Gëzuar Kurban Bajrami tgjithëve , Allahu ju dhëntë shëndet e mbarësi”....

  • 22-09-2015
    Gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë në kuadër të Zhurma Show, Çiljeta shkurtimisht ka komentuar jetën e saj profesionale dhe atë private në një intervistë për Prive. E pyetur për ngjashmërinë e klipit Gangsta Love me filmin Fast & Furious, 30 vjeçarja tha se ajo e ka menduar dhe ideuar rreth 4 vite më parë, pra ngjashmëria me filmin aksion ishte rastësore. Xhilaga, si fanse e 'zjarrtë' e këtij filmi, vendosi t'i qëndronte të njëjtit version dhe të bëntë tribute për aktorin e filmit Paul Ealker që është ndarë nga jeta dhe për k...

  • 22-09-2015
    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fudmi ka qenë pjesë e festivalit Zhurma Video Music Awards për herë të parë, duke triumfuar kështu edhe në çmimin kryesor Best Video, për videoklipin e saj Gangsta Love në bashkpunim me Noizyn. E teksa është shfaqur në tapetin e kuq, diçka na ka bërë shumë përshtypje, look-u i saj i ri. Ajo i ka prerë flokët e saj të shkurtra por që kësaj rradhe i ka ngjyrosur ato në të bardha. Fansat e kanë komplimentuar tej mase këngëtaren për këtë ndryshim. Po juve si ju duket? Më mirë me të bardha apo me t...

  • 16-09-2015
    Ajo është njëra ndër femrat më seksi. Pa dyshim që çdo herë tërheqë vëmendjen e medieve rozë. Fjala është për këngëtaren Çiljeta e cila nuk resht së publikuari foto seksi dhe provokative. Kjo e fundit e publikuar nga Çili ka gjetur vend për komente të ndryshme nga fansat e këngëtares. Disa i jepnin komplimente për pamjen pa grim e disa prej tyre e quanin të egër. Në foto, këngëtarja ka prezantuar edhe motren e saj me të cilë nuk duken që ngjajnë dhe aq!....

  • 13-09-2015
    Çiljeta si njëra ndër këngëtaret më ‘bombë’ të estradës, disa herë ka dëshmuar që ajo dinë të jetë edhe një nënë shumë e mirë. Dashurinë ndaj djalit të saj ajo e ka dëshmuar haptazi çdo herë e edhe në një foto të fundit të publikuar në Instagram ajo është shfaqur së bashku me të birin Fernandon, por siç duket në këtë foto këngëtarja e ka bërë nervoz diçka të birin. Kjo pasi që ai nuk duket aq i gëzuar në foto. Apo ndoshta e ka nga fotografit e tepërta të cilat Çili i nxjerr çdo herë?!......

Faqet:
1
>
>>

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017