Cllevio Masoni
Cllevio Masoni
Cllevio Masoni
  • Emri i vërtetë:
  • Klevjol Ahmeti
  • Vendlindja:
  • Lushnjë
  • Jeton në
  • Shqipëri
  • Mosha:
  • 37 Vjeç
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: hip-hop
Cllevio Masoni është këngëtar i njohur. Cllevio ka lindur ne Lushnje ne vitin 1986 dhe emrin e vertete e ka Kleviol Ahmeti. Ka jetuar per disa vite ne Bronx, New York, AMERIKË. Aty Cllevio u bashkua me Grupin TBA The Bloody Alboz grupi i kengetarve te njohur si Unikkatil, Don Phenom, Klepto, Kobra.

Kleviol njihej gjithashtu edhe me emrin Hudra Aka problemi dhe ka bere disa kenge me reperin Unikkatil. Ai ka bere kenge po ashtu edhe me Presionin, OG043, Ledi Vokshin. Kenga "Ktu apo atje", bashkepunim me Ledi Vokshi & Presioni & OG043 Eshte bere kenge me klip.

Më datë 9 Janar 2023, Cllevio Serbiano publikon videoklipin "Iku Buzza".

Më datë 14 Shkurt 2023, Cllevio Masoni publikon videoklipin "Shen Valentini 44".

Më datë 19 Shkurt 2023, Cllevio Masoni publikon videoklipin "44 Aventura".

Më datë 16 Prill 2023, Cllevio apo Kleviol Ahmeti, i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok, është ndaluar në Rinas pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy. Sipas burimeve zyrtare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas është bërë ndalimi i shtetasit Kleviol Ahmeti kjo pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku. Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj. Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Më datë 2 Maj 2023, Cllevio Masoni publikon videoklipin "Tolstoy 44". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Cllevio Masoni.

Më datë 25 Dhjetor 2023, Cllevio Masoni publikon videoklipin "13 December". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Cllevio Masoni.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 49