>
BIOSHQIP

Cyanide Mbështet Fushatën Në Ndihmë Të Atyre Që Kanë Nevojë

21-06-2014
Reperi shqiptar, Cyanide, ka publikuar sot një status me hashtag #amcDSA, ku tregon qartë përkrahjen e tij për njerëzit që vuajnë nga sindroma Down. Në faqen e tij zyrtare, Cyanide sot ka publikuar një status ku shkruan vetëm #amcDSA, që shkon në ndihnë për ata që vërtetë kanë nevojë. NDIHMO EDHE TI!



AMC është angazhuar në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down përmes një fushatë të gjerë në rrjetet sociale, e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe t`i ndihmojë ata. Për këtë arsye AMC dhe Fondacioni “Down Syndrome Albania” ftojnë të gjithë përdoruesit shqiptarë të Facebook, që t`i bashkohen këtij misioni fisnik vetëm me një klik dhe për më tepër pa shpenzuar asnjë vlerë monetare. Mjafton që çdo aktivitet i kryer në këtë media sociale, të shoqërohet me hashtag-un #AMCDSA dhe të jetë publike!
(fb/OFFICIALCYANIDE)

Cyanide Mbështet Fushatën Në Ndihmë Të Atyre Që Kanë Nevojë