TEKSTESHQIP

Danny Boy
Ku Ketojme
Lyrics

Ne ambientin ku jetoj, ku nentoka tani sundon
nëpër rrugët e qytetit, ku marihuana mbizotron
Do te ju flas pak, edhe pse mu ka bo bajat
të flas për një teme, qe me pëlqen shumë pak
E derisa unë flas, diçka e keqe ngjan me tej
dua te them fjal te mira, po ato fjal ku ti gjej
Dikur ishte ndyshe, sot çdo gjë ka ndryshuar
problem nuk i kam pas, ato tani kan filluar
Derisa k'tu, bandat e kan prekur policin
bazen logjistiken dhe njesitet ne Prishtinë
Nuk them se e tera, është e korruptuar
por për një pjesë, për te cilën ndëshkimi ka filluar
Dhe me shpresat qe i ekni, em shkoni pak ne nerva
edhe lajmet e mira, tani i marrë me rezerva
E derisa këtu jetojm, jemi pjesë e nentokes
Shpetimi i vetëm për ne, është shkatërrimi i botës

ref:-2x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES

Mungon rendi publik, edhe ligji i drejtesise
jemi lënë krejt, ne meshire te perendise
Derisa dikush tjetër, vendos për fatin tonë
kam përshtypje se jetojm, para eres sone
Femijet me arme, sillen pa pikën e moralit
duhet te jetë normale, se është djali i gjeneralit
Nga shumë grupacione, vendet janë te pushtuara
prej politikes, e deri te koncertet e deshtuara
Derisa profiterat e krizes, janë duke krijuar
pasuri te patundshme, kurrë pa e punuar
E di se kemi qëlluar, ne një jetë te pafat
qe s'e di si ta quaj, skam asnjë term adekuat
Dhe dikush ta shtrin doren, i ulur ne rrugë
i leckosur i thyer, qe ndoshta vdes pa buke
Kështu vijon jeta, dhe mundohem te mbijetoj
por edhe dua ta di, se ne cilin shekull jetoj

ref:-2x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES

Disfata e përjetuar, na shtyn ne pafundesi
nëpër rrugët e qytetit, lexon FTP (f**k the police)
Pastaj ne netet e vona, kur problemet kanë filluar
halloween epr një rini te infektuar
Dhe deri ne mëngjes, s'ka qetësi aspak
nesër para deres, gjen shprica dhe pak gjak
E derisa media, këto nuk i shtron ne pah
e di se jetojme, por e di se sje kerkah
Nej vajzë te re, sot shumë lehtë e shfrytezon
vetëm nëse i ke, 50 marka e ni kondom
E ky realitet, k'tu është prezent nuk vdes
dhe mund t'ju flas, prap deri ne mëngjes
Danny Boy Mc.M, emra qe i keni harruar
dikur bashk kemi punuar, bashk kemi jetuar
Por sot nuk e di, me kend te jetoj
nuk e di se a mundem, këtë kohe ta mbijetoj

ref:-4x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES