>
BIOSHQIP
Biografia
Labinot Gashi i njohur si daOne lindi më 22 janar të vitit 1987 në Pejë, Kosovë, është këngëtar shqiptar.

Shkollën Fillore dhe të mesme i kryu në Pejë. Me muzikë filloi të merrej në vitin 1999 e që në atë kohë gjendej jashtë Kosovës, në Stuttgart, Gjermani. Ai atje zhvilloi disa këngë dhe më vonë të njejtën e bëri edhe në Zvicër.

Në vitin 2000 kthehet në Kosovë dhe fillon karriera e tij muzikore profesionale, pas disa muaj kthimi bën kontratë me studion muzikore Night Sound Records Production ku zhvillon këngën e tij të parë në nivel profesional titulluar "Street Life". Pas zhvillimit të këngës së parë kalojnë tri vite për t'u rikthyer si pjesë e grupit B.F.P.

Në vitin 2004 me grupin B.F.P organizoi koncertin e parë në qytetin e Pejës në disko klubin "BudhaBar". Po në këtë vit grupi B.F.P pati disa ndryshime ku disa antarë të grupit për shkaqe të ndryshme braktisën grupin.

Gjatë viteve 2005-2006 Daone kthehet prapë me grupin e tij por këtë herë vetëm si pjesë e grupit tanimë të minimizuar në vetëm dy antarë. Në këtë vit B.F.P realizoi video klipin e parë titulluar "B.F.P. - Gangsteri Mangup", videoklip i cili u pëlqye shumë nga shqiptarët gjithashtu edhe të huajet.

Në vitin 2006 B.F.P doli me një video klip të ri të quajtur "Click Click"i cili është bërë hit në disa televizione kosovare dhe shqiptare sidomos në MyMusic, TopChanel, BBF pra ky ishte një sukses i madh për grupin B.F.P.

Më pas në vitin 2007 grupi B.F.P realizoi edhe videoklipin e 3të te titulluar "Peja". B.F.P ka nenshkruar kontratë me studion e "Night Sound Records Production" dhe "Click Clack Records" për realizimin e albumit të parë që pritet të përfundohet dhe të dal në treg gjatë vitit 2008. Vlen të ceket se me album si gjithnjë do të ketë edhe videoklipe,dhe gjëra të tjera te cilat le të mbesin befasi.

Më datë 17 Tetor 2014, daOne publikon videoklipin "My Shqipe".

Më datë 7 Shkurt 2015, daOne publikon videoklipin "Fresh".

Më datë 27 Mars 2015, daOne publikon videoklipin "Mk".

Më datë 10 Gusht 2016, daOne publikon videoklipin "Watchyourback".
DËRGOI:

KATEGORI: