Më mbaj mend (për 1 muaj)

Demir Krasniqi - Kenge Per Mehmet Krileven Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

MEHMET KRILEVA
Bije e bija nga Gollaku
Jane te nje fisi jane te nje gjaku .
Nder shume trima nga keto treva
Do te permendet Mehmet Krileva .
Ne ate Malesi te Gollakut
U lind shtylla e konakut
Qe do te njihet nga keto treva
Burre me fame Mehmet Krileva !
Qe kur ishte Mehmeti i ri
Kishte etje per dituri
Ne shpirt kishte atdhedashuri
Ne zemer kishte trimeri .
I gjithe populli ne ate Malesi
E pranonte me ngrohtesi .
I tille ishte Mehmet Cakolli
Bire i dashur i ketij trolli .
Por per fame qe i dhane keto treva
Populli i tha : Mehmet Krileva .
Bijte qe thithin gji ne nane - trimen
Nderojne fshatin dhe krahinen !
Permes kenges nena i rrefeu
Heret mesoi si duhet atdheu
Heret mesoi si duhet miku
Heret mesoi si urrehet armiku !
Heret mesoi çka eshte pushtuesi
Çe eshte mizori e uzurpuesi !
Heret mesoi çka eshte roberimi
Shtypja burgjet dhe regjimi !...
Heret mesoi çka jane perndjekjet
Rrahjet vrasjet edhe djegiet ...
Qysh i njome ne moshen rinore
U frymezua ne çeshtje madhore !
Ne shpirt e brente rend mashtrimi
Qe ushtrohej nga regjimi
Mbi shqiptaret e ketij trolli
Qe i priste Anadolli!
Nga shqiptaret behej spastrimi
Ne Kosove behej kolonizimi !
Ne tokat tona brez me brez
Vinin serbe e malazeze !
Arsimdashesi Mehmet Krileva
Per shqiptare kishte shume brenga !...
Se regjimi i poshteruar
Shume shqiptare kishte varferuar !
I ka lane te pa arsimuar
Nen roberimin e verberuar !
Per te drejta e per shqiptare
Ngrehte zerin nder te pare !
I gjithe rrethi e popullata
E nderonte me urata !
Pse punonte per vatan
Delegat u zgjodh ne Gjilan .
Perfaqesimi prej gjithe rrethit
Populli i dha besim Mehmetit !
Kete besim me vullnet fisnik
Gjithmone popullit i mbet besnik .
Por Mehmeti ishte bujare
Mesues i popullit - vullnetare
Ne popullate te pa arsimuar
Shkrim- leximin per te ua mesuar!
Çka ka thane Azem Cakolli
Si Mehmetin nuk lind ma trolli !
I guximshem burre i vyeshem
Ne ideale i pathyeshem !
-Ne ate bote terri kur se kish arsim
Ai na i mesoi shkrim e lexim
Gjeografi e histori
Matematike per llogari...
-Keshtu na mesonte Mehmet burri
Veres shkruanim mbi rrasa guri
Dimrit shkruanim mbi shtresa bore
Se kishim lapsa as fletore !...

Shpesh Mehmeti ka rrefye
Popullit tim due me i sherbye !
Se dua grada as pozite
Dua populli te shohe drite !
Ne muajin Prill Dyzet e Pese
Nje detyre iu dha me bese
Qe te merr pjese si delegat
Me shqiptare ne Beligrat !
Perfaqesuesit e shqiptarise
I pret Mareshali i Jugosllavise .
Ne ate takim Tito i ka prite
Per te ia shprehur pakenaqesite !
Ia thane Titos ashiqare
Gjithe problemet kosovare
Per veprimet antishqiptare
Qe ushtrojne forcat qeveritare !
Per te mire i mbante shpresa
Ia dorezuan shtate kerkesa !
Ne emer te popullit te Kosoves
Ish kerkesa e vetevendosjes !
Para Titos balle per balle
Mehmet Krileva mori fjale :
“Tokat tona kosovare -
Jane te lashta toka shqiptare !...
Krajli serbe kobin na e soll
Shperngule njerezit ne Anadoll !
Dhe me dhune mbi token tone
Na e ka mbushe plot me kolone !
Keshtu ka be ai regjim barbare
Diskriminim permbi shqiptare
Tue qite taksa tue qite agrare
Ne tokat tona porsi rrogetare !
Ne punonim si rrogetare
Kolonet rrinin si agallare
Ne kafene pinin raki
Djersen tone tue na e pi !

Na e kane sjelle perhere kiametin
Tue na e marre krejt bereqetin !
Veç pak buke na e linin ne shpija
Per te mos vdekur nga uria !
Kemi ardhur me ta thane nder sy
Se prej jush kerkojme drejtesi !
Te jemi zote ne token tone
Qe na i lane stergjysherit tone !
Se do te punojme ma per kolone
Nga kane ardhur ata le te shkojne !
Nga kolonet nga kjo roberi
Kemi mbet te gjithe ne varferi !
Kerkojme shkolla per arsim
Femijet tane te marrin mesim !
Prej fillores e ne fakultet
Se duam te jem analfabet !
Ne kerkojme ta kem lirine
Barazine dhe drejtesine
Te jem te lire te jetojme pa frike
Jo kolonet me na grabite !
Ne Kosove tash kur te shkojme
Na pret populli teiu tregojme !
Mezi pret populli me e dite
Te ju tregojme si na ke prite ?!
Keto kerkesa po se u shqyrtuan
Dhe ne jete po seu zbatuan
Do te shperthejne shume pakenaqesi
Turbullira edhe ndasi !
Ështe deshmua ne histori
Se shqiptaret se durojne roberi !
Nuk duan mbreter as krajli
Duan te drejta dhe liri !�...
Shikon Tito ne menyre cinike
Me buzeqeshje ironike ...
Me dhelperi diplomatike
Premton kushte pike pas pike !

Por metodat sllavo barbare
Dhe premtimet dhene kosovareve
Delegateve te Kosoves se shkrete
Shume prej tyre iu kushtoi me jete !
Por Mehmeti e dinte krejt
Keto kerkesa do te kushtojne shtrenjte !
Para popullit kish dhane betim
Te mbroje kerkesat me çdo çmim !
Hiq shume kohe nuk ka kaluar
Kelyshet e OZNA-se e kane helmuar !
Helmi trupin ia ka kalle
Ne zemer t epopullit mbet i gjalle !
Mehmet Krileva ai atdhetar
Ishte guri themeltare ...
Trasoi rrugen e lirise
Drejte diteve te pavaresise !
Ne emer te popullit dhe lirise
Hyni ne rruge te pavdekesise .
Ne ale me atdhetare
Ne gjithmone na bane krenar !

Gjilan me 20.07.2010. Demir KRASNIQI



Nuk kemi video për këtë këngë.




Demir Krasniqi - Kenge Per Mehmet Krileven
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenge Per Mehmet Krileven".
3. Video është e këngës "Kenge Per Mehmet Krileven", por nuk këndohet nga Demir Krasniqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Demir Krasniqi:


Komente 0