>
LETERSISHQIP

Një Copëz Shpirti E Këputur

Sot e ne vazhdim ti do mungosh ne shtepi
Nje ze qe tingellonte fort per cdonjeri
Nje zemer qe rrihte per harmoni
Nje shpirt qe veshtiresite i kaloi me thjeshtesi.
Lutjet per qetesine tende vazhdojne
Ti s'do flasesh, por fjalet e tua do t'i kujtojme
Ne mesin tone do jesh gjithmone
Ne gezime dhe hidherime te tjera
Vendin tend askush nuk e zvendeson
Ti, qe na mesove shume virtyte dhe vlera.
Nuk do ket njeri te dyte si ti
Qe familjarizonte cdonjeri
Zemra jote e madhe sot prehet ne qetesi
Do jesh i vecante deri ne perjetesi!

DËRGOI: