>
LETERSISHQIP

Aromë Romantike

Ika...
Me vete mora aromën romantike.
Mendimi yt më bën shoqëri,
Të gjeta mes lugina ëndrrash
Jashtë akoma bie shi...

Të lashë...
Në vetminë romantike të mbrëmjes.
Zemrën lash me ty,
Ika në errësirën e ndritshme
Edhe pse jashtë binte shi...

Do vij...
Në ëndrrën tënde sonte,
Shpresoj të jesh aty!

Ndërkohë...
Me petale lulesh do ndriçoj botën.
Aromën e trëndafiltë...
Në jastekun tënd do fsheh.
Në realitetin mëngjesor
Përpëlitur...
Praninë time do e ndjesh!!!!!!!!