>
LETERSISHQIP

Nuk Më Bindet

Nuk do fjala sot të thyej heshtjen
As mendja të zgjoje mendimin,
Në rrugë një monotoni e vrazhdë
Rënduar toka fsheh psherëtimin.

Dielli që në qiell po ndrin
Në damaret e mi gjakun ka ngrirë,
Nuk më përgjigjen damarët e mpirë
Syri, fshehur mban lotin në sy.

Dua të iki nga kjo botë e panjohur
Ku hipokrizia sulmon dashurinë,
Të gjithë në të njëjtën mënyrë lindim
Por jo të gjithë meritojmë emrin "njeri"..!!