>
LETERSISHQIP

Atdheu Rrjedh Gjak Përditë

Atdheu rrjedh gjak përditë, si një dele e gjakosur në dyert e një kasaphane,
lumë rrjedh ngjyrë e kuqe, dallgë është dhimbja, ikja, harresa, largimi drejt së panjohurës,
e nesërmja larg dhe afër, as kërrkush atë jo nuk e di sesi mundet që të jetë,
por shkohet drejt saj, se e tillë është jeta, në detyrim për të vepruar aq sa kemi këmbët tona, në jorganin e çarçafët që kurrë nuk teprojnë.

Gjaku është si një rrëke, fëmijë paditur që bien në tokë, thyejnë kafkën bash e në kurriz,
lumë si pemët, gjethet, degët, natyra e gjitha që asgjë nuk di, por vetëm ajër mundet dhe e thith,
boshatisje ka e do të ketë, njerëz që ikin në kërkim të një fati pa atdhe, pa fe, pa asgjësend,
mallra shuhen, lot dhe zemër plas, e atdheu ynë, vazhdon e rrjedh gjak përditë.