Diellza Kolgeci Po Pergatit “Kulturën E Verës”
03-10-2013
Gjithmonë me punë dhe me surpriza është munduar ta mbajë afër publikun e saj dhe ja edhe kësaj radhe Diellza Kolgeci bënë të ditur se është duke punuar në këtë drejtim. Në të vërtetë, shumë shpejt Diellzën do ta shohim me projekte të reja, mbase kanë të bëjnë me fushën e modës dhe aktrimit.
Diellza krahas modelingut po arrin suksese edhe në atë të aktrimit për të cilën thotë se ndjehet shumë mirë. “Aktrimi dhe modelimi janë dy profesione që më pëlqejnë mjaft shumë dhe që më bëjnë të ndjehem mirë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Përveç saj kohëve të fundit Diellzën e kemi parë të jetë prezente në shumë emisione të televizioneve tona.
Ajo asnjëherë nuk heziton t’u përgjigjet kërkesave të moderatorëve. Së fundi ajo është bërë pjesë e emisionit më të ri “Kultura e Verës” që do të shfaqet në muajin nëntor. Me përmbajtjen e këtij emisioni që trajton temën e verës, Diellza thotë t’i ketë munguar vendit tonë.
“Asnjëherë nuk ngurroj t’u përgjigjem ftesave për të qenë mysafire nëpër emisione të ndryshme televizive. Tani këto ditë isha në emisionin ‘Kultura e Verës’ dhe mund të ju them se një emision i tillë i ka munguar vendit tonë. Emisioni është përgatitur dhe në muajin nëntor do të shfaqet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Diellza nuk e mohon faktin se në të ardhmen mund të ndodhë që të bëhet pjesë e ndonjë projekti televiziv prandaj vazhdon të thotë epitetin e fjalës ‘kurrë mos thuaj kurrë’. “Jam një tip që nuk më pëlqen të them asnjëherë kurrë, prandaj e nesërmja mund të sjellë shumë të papritura. Dhe kjo ka të bëjë pikërisht me projektet e mia në të ardhmen”, shprehet ajo në fund.

(Kastriote Bajrami (Zëri))
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0