Më mbaj mend (për 1 muaj)


Djemte E Vjoses - Kolazh Jugu

Kopjoni linkun URL të videos, duke shtypur "SHARE" në Youtube dhe me pas "Kopjo Link". Nga një komputer, linku mund të merret edhe duke klikuar mbi videon me butonin e djathtë dhe duke zgjedhur "Kopjo URL video". Vendosni linkun me lart dhe shtypni "DËRGO".

Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kolazh Jugu".
3. Video është e këngës "Kolazh Jugu", por nuk këndohet nga Djemte E Vjoses.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

Djemte E Vjoses - Kolazh Jugu  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.1 / Votuan:  14

Komente

Asnjë Koment

17/01/2009

2009-01-17T12:08:53+00:00



Mashkull-M
Femër – F

Kënga 1.
F- Kush të lan kush të ndërron o dhëndër bej
Mamaja që e ka zakon o dhëndër bej (2x)

M- Ref.: Epo sot do bëjmë moj dasmë o
dasmë lele dasmë o
Epo do martojmë moj djalin o
atë moj më të mirin o (2x)

F- T’i bën rrobat palë palë o dhëndër bej
palë palë e në kanistër dhëndër bej
në sënduk të qevaristes dhëndër bej
me florinjtë o të llormisë o dhëndër bej (2x)

M- Ref.: Epo sot do bëjmë moj dasmë o
dasmë lele dasmë o
Epo do martojmë moj djalin o
atë moj më të mirin o (2x)

Kënga 2.
F- Nusja jonë e mirë e mirë, dhëndëri si kec i shtirë (2x)
M- Dhëndëri shufër dyfeku nusja si plënc shelegu (2x)

F- Nusja flluskë sapuni dhëndëri turi majmuni (2x)
M- Dhëndëri trim e azgan nusja nxin si tigan (2x)

Kënga 3.
M- O filxhan babaxhan pije t’u bëfsha kurban, o dajo t’u bëfsha ferrë, pije moj krushkun dhe njëherë (2x)
F- Pije krushkë pije, se të paska hije, vëre moj nënë buzë që t’i gjesh fund-ë (2x)
M- O filxhan bisht-ë-gjatë shkon dollia pesë a gjashtë, shkon dollia pesë a gjashtë, krushkun ta hedhim në kashtë (2x)
F- Pije krushkë pije, se të paska hije, vëre moj nënë buzë që t’i gjesh fund-ë (2x)


Ky tekst u dërgua nga Arjola




Më Shumë Këngë Nga Djemte E Vjoses:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet