TEKSTESHQIP

Doza
I Famshëm
Lyrics

(Verse 1)

Qe nga momenti qe ti zgjedh me u bo person publik
Do e pranosh se do jetosh me paranoja perdit
Njerez do dun me bo keq, njerez do dun me te fik
Fama o tyneli i vetem qe ne fund nuk ka drit
Emri jot neper story, emri jot ne portale
Thashetheme banale dhe gjykime brutale
Seksioni i komenteve, nje hale ku te gjithe hedhin mendime si fekale
Kjo per ty duhet te jete normale
E po e pane qe ti nuk thyhesh dot, germojne bagazhin
Dhe do shpifin naj skandal per te ta prishur imazhin
Mund te lincohesh, ne jete te kercenohesh
Ne rruge mund te sulmohesh dhe pa leje te filmohesh
Do levizesh vec ne grup me njerez qe ke besim
Nuk ka mo shetitje n'kemb, do levizesh me makine
Mundesisht xhamat e zi, se paparazzit mezi presin me ta shkrep fotografine
Me qellim, te ta prishin terezine
Do kuptosh me te vertete se shume te famshem rrine gjithe kohes te droguar
Se vete endrrat qe ata kishin, pak nga pak i kane shkaterruar
Aq shume jane penduar, sa po ta kthenin kohen pas, zgjedhjen do e kishin ndryshuar.

------------

(Refreni)

Pra, me thuaj, a do te behesh i famshem?
A je i gatshem te humbasesh privatesine?
Te jesh ne qender te vemendjes pa ndalim
Dhe cdo levizje e jotja te jete teme per diskutim
Pra, me thuaj, a do te behesh i famshem?
A je i gatshem te jetosh me depresion?
Me 4 ore gjume dhe gjithe kohes ne tension
Se cdo njeri per ty do e kete nje opinion.

------------

(Verse 2)

Nuk do kete qetesi per ty, fjalen paqe harroje
Shum pak veta ja kane dale me dale pa shenja prej kesaj loje,
S'eshte difekt karakteri, eshte reagim njerezor
Se nje njeri s'mund te perballet me kaq shume presion mendor
Dhe ato fansat qe sot, gjasme po t'suportojne
Nese zhgenjehen vec nje here, direkt sjelljen do ndryshojne
Do t'kujtojne se ata te ndihmuan qe te mbrrish
E do thone se tash me paret edhe fama te ka prish
Rreth teje do krijohen teori konspirative
Njerezit do mendojne se t'ka blere Illuminati
Do mendojne se ke fut mik ose ke lidhje korruptive
Askush nuk do gezohet qe me n'fund te qeshi fati
Dhe me gjitha ato ceshtje, do mbash heshtje sigurisht
S'mund te dalesh ne publik, i lekundur dhe i brishte
Do hedhesh n'Instagram nje foto ku je i lumtur
E do e kurorezosh me nje caption shume te bukur
Po mbas dyerve te mbyllura do futesh ne mendime
"Si erdhen gjerat kshu? Kjo nuk ishte endrra ime!
Ndryshe e imagjinova kur e nisa ket rrugtim!
Sot do fshija gjithcka, nese do kisha mundesine!"
Por nuk ka kthim.
Njerezit s'mund thjesht te te harrojne
Mijera video rreth teje ne internet do qarkullojne
Keto jane efektet negative te fames, pa e zgjat
Kur ke ambicie te tilla, firmos me Djallin kontrate!

------------

(Refreni)

Pra, me thuaj, a do te behesh i famshem?
A je i gatshem te humbasesh privatesine?
Te jesh ne qender te vemendjes pa ndalim
Dhe cdo levizje e jotja te jete teme per diskutim
Pra, me thuaj, a do te behesh i famshem?
A je i gatshem te jetosh me depresion?
Me 4 ore gjume dhe gjithe kohes ne tension
Se cdo njeri per ty do e kete nje opinion.

------------

(Outro)

Pra, me thuaj, a do te behesh i famshem?
Huh?
A do te behesh i famshem?
Me thuaj, a do te behesh i famshem?
Me thuaj, sinqerisht, a do te behesh i famshem?
INFO
Më datë 25 Tetor 2023, Doza publikon videoklipin "I Famshëm". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Doza, teksa për arranzhimin u kujdes Trinium. Videoklipi u prodhua nga kompania Blerim Salillari Films.